PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Krijimi i policise serbe brenda SHPK-se, i papranueshem"


E Diele, 03 Gusht 2008

Ideja per krijimin e policise serbe brenda policise se Kosoves s'do funksionoje ne asnje menyre dhe nje vendim i tille do te ishte hap i gabuar, thone autoritetet e rendit dhe ekspertet e sigurise. Nje ide e tille ka ardhur nga shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, pas takimit te tij te fundit me ministrin per Kosoven ne Qeverine e Serbise, Goran Bogdanovic. Naim Maloku, ekspert per ceshtje sigurie dhe anetar i Komisionit per pune te brendshme dhe siguri ne Kuvendin e Kosoves, konsideron se nje oferte e tille, si ajo e kreut te administrates se UNMIK-ut, eshte e pakuptimte. "Une mendoj se do te ishte hap shume i gabuar qe te krijohet nje polici e vecante serbe. As dy polici, e as dy ushtri nuk mund te funksionojne; eshte gabim shume i madh nese shkohet nga formimi i policise se vecante serbe", thote Maloku. Ngjashem mendon edhe eksperti tjeter, Nuredin Ibishi. Ai pohon se policia e Kosoves eshte nje polici multietnike dhe, sipas tij, nuk lejohet ndonje polici tjeter ne kuader te saj. "Ajo ka mundur te jete derisa ka qene policia e UNMIK-ut; ka qene nje forme varesie, pasi qe edhe SHPK-ja ka qene ne varesi. Mirepo, tash kur e ka autoritetin e plote, eshte absolutisht e papranueshme qe te kete nje forme te ndarjes njenacionale ne kuader te policise se Kosoves", deklaroi Ibishi Sipas tij, ndarja e policise ne baza etnike, asnjehere nuk ka dhene rezultate. Edhe Reshat Maliqi, asistent i komisarit te Policise se Kosoves, thote se ne te gjitha takimet e zhvilluara me policine e UNMIK-ut, eshte bere e qarte se ne kuader te policise se Kosoves nuk ka mundesi per nje polici tjeter, sic pretendohet nga kreu i UNMIK-ut Lamberto Zannier. "Ne nuk pajtohemi me asnje agjenci tjeter policore ne Kosove qe te krijohet, pervec policise se Kosoves. Duhet te ekzistoje nje polici dhe ta kete nje komande unike ne tere territorin e Kosoves dhe ta kete nje hierarki komanduese, e jo te kete disa komanda", thote Maliqi. Ndryshe, ne deklaraten e tij te fundit, shefi i UNMIK-ut ne Kosove , Lamberto Zannier, ka paralajmeruar nje oferte, e cila, sipas tij, do te krijonte policine etnike serbe brenda policise se Kosoves, por me autonomi speciale.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika