PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ismet Beqiri: Po cenohet aspekti politik i teresise territoriale


E Shtune, 02 Gusht 2008

Anetari i Lidhja Demokratike e Kosoves , Ismet Beqiri, eshte shprehur se veriu po keqperdoret dhe ne kete menyre po cenohet edhe aspekti politik i teresise territoriale te Kosoves. "Sipas Kushtetutes, i gjithe autoriteti i institucioneve te Kosoves do te duhej te shtrihej ne te gjithe territorin. Fatkeqesisht, nje gje e tille nuk po ndodh dhe per kete jemi deshmitare te gjithe", sqaroi Beqiri. Sipas tij, veriu po keqperdoret, ose pse mos te thuhet qe ajo pjese e Kosoves po kontrabandohet ne nje menyre, ose po eshte nje hapesire e mire e kontrabandimit ne aspektet dhe ne format me te renda te kontrabandimit ekonomik. "Por, per ne eshte edhe me e rende se ne kete menyre po cenohet edhe aspekti politik i teresise territoriale te Kosoves, te asaj qe garantohet ne Kushtetuten e Republikes se Kosoves, me aktin me te larte shteteror", theksoi anetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves. Sipas tij, kjo ndodh pasi UNMIK-u, edhe shteti kosovar ndoshta, por UNMIK-u me shume ka lejuar krijimin e nje hapesire te tille, te tentimit te krijimit te nje imazhi, ose nje ndjenje tek serbet e asaj pjese sikur kjo eshte normale qe ne te mos i nenshtrohemi institucioneve te Kosoves, ne kuptimin te mos i nenshtrohemi ne aspektin e respektimit te ketyre institucioneve dhe teresise territoriale. "Faji eshte i atyre qe i kane menaxhuar kufijte", nenvizoi Beqiri.

Per Ismet Beqirin, kombinimi i misioneve nderkombetare ne Kosove, atij te Bashkimit Evropian dhe te Kombeve te Bashkuara, po veshtireson zhvillimet politike ne vend dhe ky kombinim nuk do te mund te jete sa duhet funksional.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika