Kreu i Misionit te OKB-se ne Kosove: UNMIK mund te qendroje gjate
E Shtune, 02 Gusht 2008
Shefi i Misionit te OKB-se ne Kosove, Lamberto Zannier, i tha BBC-se se UNMIK-u ndoshta mund te vazhdoje te qendroje ne Kosove per nje kohe edhe me te gjate nga c'u mendua ne fillim. Ai tha se misioni evropian per drejtesi dhe polici, EULEX, duhet te perpiqet qe te vendoset vete ne tere territorin e Kosoves duke i ofruar atij nje ombrelle te Rezolutes 12-44 te Keshillit te Sigurimit . Sipas tij, BE-ja duhet t'i tregoje Beogradit dhe serbeve te Kosoves ne terren, se do te kene nje avantazh me vendosjen e misionit evropian.
Kur arritet diten e pare ne Kosove thate se tani po fillon periudha kalimtare. Ishit te vetedijshem per nderlikueshmerine e kesaj periudhe?
Zoti Zannier: Diten e pare ishte e veshtire te kisha nje ide te qarte se si do te ishte. Me siguri mund te them se gjate ketij muaji te pare u be e qarte se periudha kalimtare do te ishte me e komplikuar se sa kishim menduar ne fillim.
OKB-ja do ta ndihmoje EULEX-in qe te vendoset ne pjesen veriore te Kosoves, dhe ne marreveshje, si te themi me Beogradin?
EULEX-i duhet te vendoset vete. Negociatat me Beogradin, negociatat me veriun, nuk jane dicka per te cilen une mund te negocioj ne emer te EULEX-it, por une, sigurisht qe mund jem i dobishem, duke inkurajuar se pari nje perspektive evropiane qe sic e thashe eshte e dobishme per rajonin, dhe se dyti duke ofruar ombrellen e 12-44-s.
Por, si do ta merrni Rusine ne bord ketu ne Kosove, brenda OKB-se, apo me EULEX-in qe te punojne se bashku ne veri dhe ne rajonet e tjera?
Eshte e rendesishme qe t'i kemi te gjithe ne bord, perfshire edhe Rusine si anetare e Keshillit te Sigurimit. Ne anen e EULEX-it, e them perseri, ajo qe mund t'i ofroj une eshte ombrella e OKB-se, qe do te thote gjithashtu mbeshtetje e EULEX-it per t'u dislokuar deri ne ate mase qe perputhet me rezoluten 12-44, qe eshte mandati im.
Si do t'i bindni serbet te pranojne EULEX-in, nen ombrellen e 12-44-s, edhe ne rajonet ku jetojne serbet?
Kjo mbetet dicka qe evropianet duhet ta bejne vete. Evropianet duhet te bindin serbet, une mund te ofroj vetem kushtet kuader, konform rezolutes 12-44, por une nuk mund t'ua imponoj EULEX-in serbeve, nuk e shoh kete si rolin tim.
Me lejoni t'ju pyes per rikonfigurimin e UNMIK-ut. Kur prisni qe te largoheni nga Kosova?
Ceshtja e rikonfigurimit eshte kthyer disi, si ta quaj, nje fjale kyce per dicka qe eshte me fluide, eshte nje proces. Ne e filluam kete ne fund te qershorit. Nese, sic shpresoj une personalisht, EULEX arrin te vendoset si duhet ne territorin e Kosoves, ne gjithe territorin e Kosoves, atehere ne do te largojme operacionet e tjera te UNMIKU-t qe une po i mbaj tani ne gatishmeri. Pasi nese ka probleme per dislokimin e EULEX-it, atehere mua do me duhet te mbaj njerezit e mi, sidomos ne fushat e policise dhe drejtesise. Une dua te shmang situaten kur te kem personel vetem te specializuar. Kjo do te thote qe nese une mbaj policine, atehere duhet ta mbaj per gjithe Kosoven. Megjithese do te perqendroj vemendjen time ne disa zona te caktuara, por do te thosha qe do te ishte dicka e pafat po te kemi nje dislokim pjese-pjese te organizates sipas zonave etnike.
Por nuk me jeni pergjigjur se kur prisni qe me saktesi te largoheni?
Ajo cka ndiej une eshte se per momentin ka nje deshire te madhe ne Keshillin e Sigurimit qe UNMIK te vazhdoje te qendroje. Qe do te thote se ndersa rikonfigurimi vazhdon dhe UNMIK kthehet ne nje operacion tjeter, ai ndoshta mund te vazhdoje te qendroje per nje kohe me te gjate nga c'u mendua ne fillim edhe me dislokimin e plote te EULEX-it.
Sipas kreut te Kreut te Misionit se OKB-se ne Kosove, Lamberto Zannier, dialogu Prishtine-Beograd nuk eshte dialog ne perpjekje per te arritur marreveshje per nje numer parimesh, por dialog per te zgjidhur problemet ne terren.