Trajkovic: Pse serbet do ta pranojne EULEX-in
E Merkure, 30 Korrik 2008
"Misioni i EULEX-it eshte realitet, te cilin do ta pranojne edhe serbet". Keshtu thote ne nje interviste per Radion Evropa e Lire, perfaqesuesja nga Keshilli Nacional Serb, Rada Trajkovic.
Qeveria e Kosoves thote se problemet e serbeve ne Kosove mund te zgjidhen edhe permes decentralizimit dhe planit te Ahtisarit. Andaj, sa mendoni ju se kjo mund te jete zgjidhje?
Une mendoj se pjesa teknike e planit te Ahtisarit ofron mundesi per zgjidhjen e ceshtjes serbe ne Kosove dhe ne kete kuptim, mendoj se me disa plotesime, plani i Ahtisarit mund te jete shume i dobishem per zgjidhjen e asaj qe quhet ceshtje serbe.
Te njejten kohe, UNMIK-u ka filluar me procesin e rikonfigurimit, qe pasoi aprovimin e Kushtetutes se Republikes se Kosoves. Deri me tani, perfaqesuesit serbe nuk jane pajtuar me kete proces rikonfigurimi. Duke u nderlidhur me kete, cili eshte mendimi juaj lidhur me kete proces?
Pak me vjen keq qe me duhet ta them publikisht, por Rusia dhe udheheqja serbe, duke mos e prekur kete ceshtje, sikur po mundohen te fshehin dicka qe ne fakt po ndodh realisht ne terren. UNMIK-u, per fat te keq, eshte nje mision qe eshte komprometuar si nga shqiptaret, ne kuptimin e shpalljes se pavaresise, por edhe nga serbet, me mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe ngritjen e institucioneve qe jane ne kundershtim me Rezoluten 1244. Me kete, ndikimi i UNMIK-ut ne terren eshte dobesuar dukshem. Une e kuptoj qe Rusia edhe me tutje e mban UNMIK-un ketu si nje zyre qe duhet te mbetet ne Prishtine, per arsye se ajo e siguron shtetin serb qe shteti i Kosoves te mos legalizohet ne Keshillin e Sigurimit. Por, sa i perket funksionimit, UNMIK-u realisht e ka humbur ndikimin e vet ne Kosove. Mendoj se tani eshte me rendesi qe EULEX-i t'i marre pergjegjesite, sepse kam frike se ketu nuk ka autoritete qe mund t'i kontrollojne proceset ne Kosove dhe se kjo nuk eshte ne te miren e askujt. EULEX-i eshte nje realitet, kurse zyra e UNMIK-ut qe do ta perfaqesoje Kosoven ne institucionet nderkombetare, te cilat nuk mund ta pranojne Kosoven si hapesire qe nuk eshte legalizuar ne Keshillin e Sigurimit, do te jete po ashtu realitet.
Por, nje pjese e serbeve nuk e pranojne EULEX-in, andaj sa e komplikon kjo krejt kete proces?
Mendoj se serbet nuk e pranojne EULEX-in per aq sa edhe Beogradi nuk e pranon ate. EULEX-i eshte nje mision i Bashkimit Evropian. Beogradi deshiron rrugen drejt BE-se dhe mendoj se eshte realitet qe serbet do ta pranojne EULEX-in me nje qendrim te qarte te shtetit, se EULEX-i duhet te jete i pranishem ne kete hapesire. Madje, mendoj se ky mision i duhet me shume bashkesise serbe, ngase ne kemi probleme, pasi qe nuk kemi institucione qe jane ne funksion te sundimit te ligjit, mendoj para se gjithash ne institucionet e gjykatave, atyre komunale dhe te qarkut, si dhe te nje sistemi unik policor.