Thaci: Toka jone nuk preket
E Merkure, 30 Korrik 2008
PRISHTINE - Emerimi i ministrit te Mbrojtjes, dikaster ky qe i takon Partise Demokratike te Kosoves, do te behet gjate kesaj jave. Keshtu ka bere te ditur dje Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci. Reagimi erdhi pasi deputetet opozitare kane kerkuar shpjegime per "vonesat ne funksionalizimin e kesaj ministrie dhe ngritjes se Sherbimit Informativ te Kosoves". Nderkohe, Kryeministri Thaci u angazhua se institucionet do te ushtrojne kontrollin ne te gjithe territorin e Kosoves. Po ashtu, ai deklaroi se ligji do te respektohet edhe ne mjediset me shumice serbe.
DEBATI
Gjylnaze Syla, nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, iu drejtua Thacit me kete ankese: "Themelimi i Agjencise Kosovare te Inteligjences dhe emerimi i drejtorit, zevendesdrejtorit, inspektorit te pergjithshem, por edhe i ministrit te Mbrojtjes, kane nje rendesi te madhe per sigurine e vendit. Pse po vonoheni ne emerimin e ketyre zyrtareve te rendesishem per sigurine". Pergjigjja e Thacit ishte se para se te ndodhin emerime, per shkak te ndjeshmerise se ketyre posteve eshte dashur te zhvillohen konsulta me partneret vendore dhe nderkombetare. "Ministri i Mbrojtjes do te caktohet gjate kesaj jave, por natyrisht se ky proces do te jete i ndjeshem dhe po punojme ne konsulta te ngushta dhe duke respektuar te gjitha parimet me te mira te mundshme te pervojes moderne", - deklaroi shefi i qeverise. "Kosova nuk ka pasur dhe nuk ka vakuum te institucioneve te inteligjences dhe mbrojtjes. Perkushtimi im eshte qe te punoj me perkushtim me te madh dhe kjo do te ndodhe. Edhe kryeshefi ekzekutiv i Sherbimit Inteligjent te Kosoves do te jete profesional, multietnik dhe ne sherbim te paqes, sigurise dhe te te gjithe qytetareve", kembenguli Thaci.
SHTRIRJA
Ne seancen e fundit te Kuvendit para pushimit veror, deputetet opozitare kane kerkuar nga kryeministri shpjegime edhe per shtrirjen e pushtetit te institucioneve te Kosoves ne tere territorin, kryesisht ne veri, i cili vazhdon te kontrollohet nga strukturat paralele serbe. Rita Hajzeraj, nga Aleanca Kosova e Re, ka ngritur ceshtjen e shkeljes se integritetit territorial nga vendet fqinje. "Sovraniteti i territorit te vendit tone dhe Kushtetuta po shkelen ne kater anet e Republikes se Kosoves. Kesaj radhe ngre ceshtjen per hyrjen e trupave te armatosura nga Mali i Zi brenda territorit te Kosoves, si dhe per ndjekjen e shqiptareve nga pronat e tyre private ne veri dhe pjeset tjera kufitare", u shpreh Hajzeraj.
Por, Thaci ka deklaruar se integriteti territorial i Kosoves do te jete i paprekshem dhe se institucionet do te shtrijne kontrollin ne tere Kosoven. Sidoqofte, ai ka pranuar se ka veshtiresi. "Une jam ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet e Malit te Zi. Natyrisht se rajoni yne ka probleme te vecanta qe i takojne mentalitetit te se kaluares, por, definitivisht, ne Kosove, si shtet i pavarur, duke u respektuar dhe garantuar integriteti territorial i vendit tone prej NATO-s, SHBA-ve, BE-se, do te kete paqe, stabilitet dhe bashkepunim rajonal", tha Thaci.
MINORITETI
Ekzekutivi eshte sfiduar nga ligjvenesit edhe per mungesen e sundimit te ligjit ne mjediset serbe, perkatesisht per ngritjen e strukturave komunale te dala nga zgjedhjet e paligjshme serbe te 11 majit. Kryeministri ka siguruar deputetet se Kushtetuta do te jete e zbatueshme ne tere vendin. "Une shpeshhere i kam deklaruar popullit tim gjera te rendesishme per te miren e vendit dhe te te gjithe qytetareve. Prandaj, edhe sot i rideklaroj popullit tim dhe juve dhe partnereve nderkombetare, se ne Kosove do te funksionoje rendi dhe ligji, do te funksionoje Kushtetuta e Republikes se Kosoves", deklaroi Thaci.
Lendet toksike
Pjese debati ne seancen e djeshme ka qene edhe problemi i maunave me material toksik, qe gjenden ne parkun industrial te Trepces, prania e te cilave ka shkaktuar pakenaqesi te banoret, te cilet tash sa dite kane nisur protesta per largimin e maunave. Edhe per kete ceshtje, ekzekutivi ka premtuar se do te gjendet zgjidhja shume shpejt. Qeveria lajmeroi se ka pezulluar drejtorin e Doganave, Naim Huruglica, si pergjegjes per lejimin e hyrjes ne Kosove te ketij materiali toksik, si dhe sekretarin permanent te Ministrise se Ambientit, Muhamet Aliu, per shkak te "neglizhences" ne zgjidhjen e ketij problemi.