PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Sinjale per njohje te reja te shtetit


E Merkure, 30 Korrik 2008

PRISHTINE - Ne 44 ka mbetur aktualisht numri i shteteve qe kane njohur shtetin e Kosoves. Kjo ka bere qe opozita te drejtoje vazhdimisht kritika ne adrese te Qeverise per, sic thone, mosangazhim te duhur per lobim te shtetet qe hezitojne ta njohin shtetin e Kosoves. Por, Kujtim Shala, keshilltar politik ne Ministrine e Puneve te Jashtme, thote se ka sinjale pozitive per njohje te reja. "Njohja varet nga secili shtet vec e vec. Nuk ka grupe te shteteve me interesa te njejta, varet nga interesat e secilit shtet, por edhe ne anen tjeter nga procedurat e secilit shtet. Ne kemi sinjale shume pozitive nga vende te ndryshme te botes, sidomos te Lindjes se Mesme". Shala pranoi se "nuk mund te japim kohe, meqe vendet, te cilat japin sinjale pozitive, normalisht qe kane procedurat e veta dhe duhet t'i kalojne ato procedura". "Perpos vendeve qe jane deklaruar hapur kunder pavaresise se Kosoves, nuk ka vende te tjera qe nuk japin sinjale pozitive", tha Shala. Ai shton se aktualisht ceshtje primare e Ministrise se Puneve te Jashtme te Kosoves, eshte lobizimi. "Ministria, ne planin e vet te punes, ne radhe te pare, sidomos ne kete kohe, ka lobizimin. Qe nga nominimi, ministri ka zhvilluar rreth 70 takime me perfaqesues te vendeve te ndryshme te botes te niveleve te ndryshme, nga ambasadoret, ministrat dhe kryeministrat. Ministri eshte i fokusuar ekskluzivisht ne kete se bashku me kabinetin e tij, normalisht ne bashkepunim me qeverine", tha Shala.

Ne anen tjeter, Iliriana Islami, ligjeruese e se Drejtes Nderkombetare ne Universitetin e Prishtines, shprehet optimiste se ne muajt ne vijim do te kete njohje te tjera per Kosoven. "Me shume jam optimiste se do te kete njohje kolektive, qe do te thote menjehere me anetaresim ne institucionet e caktuara. Njohja individuale e shteteve do te vazhdoje, varet nga ajo se a do te jete me e shpejte apo me numer me te madh. Mirepo, eshte me rendesi qe shume shpejt do te jete e anetaresuar ne mekanizmat e caktuar", tha Islami.

Njohes nderkombetare te ceshtjes se Kosoves konsiderojne se njohjet e deritanishme te Kosoves si shtet jane te kenaqshme. Megjithate, ata konsiderojne se perfaqesuesit e Kosoves duhet te vazhdojne te punojne me vendet tjera qe ende nuk kane vendosur ose ende nuk kane levizur drejt njohjes. Pra, sipas tyre, institucionet e Kosoves, me ndihmen e komunitetit nderkombetar, duhet te perpiqen qe ta shtojne numrin ne menyre domethenese.



Si mund te realizohet hyrja ne OKB

Per t'u bere anetare e OKB-se, Kosova duhet te njihet te pakten nga dy te tretat e shteteve anetare te kesaj organizate. Pas mbledhjeve te fundit ne Keshillin e Sigurimit dhe me pjesemarrjen e Presidentit te Kosoves dhe te ministrit te Puneve te Jashtme, Kosova shume shpejt pritet ta kete mundesine e anetaresimit ne organizatat nderkombetare. Iliriana Islami, ligjeruese e se Drejtes Nderkombetare ne Universitetin e Prishtines thote se "vete perfaqesimi i Kosoves ne menyre direkt, konsiderohet se per nje periudhe mjaft te afert, Kosova do te jete anetare e institucioneve dhe ne kete menyre konsiderohet se fiton njohjen e shteteve te tjera".




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika