“Qeveria te punoje per njohjen e shtetit dhe Mitrovicen”
E Marte, 29 Korrik 2008
PRISHTINE – Kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, duke folur dje per gjendjen ne Mitrovice, tha gjate nje konference me gazetare se, sipas tij, Prishtina zyrtare vazhdon te jete shume pak e perfshire ne zhvillimet e veriut te vendit. “Per sa i perket gjendjes ne veri, ajo cka eshte me rendesi per t’u theksuar, eshte se Prishtina eshte shume pak e involvuar edhe me tutje, jo vetem per ate qe une e kam quajtur degradim i gjendjes ne veri nga gjendja para 17 shkurtit te ketij viti, por edhe ne zhvillimet qe kane pasuar, sic ishte rasti i fundit rreth ujesjellesit apo rreth kontaminimit te nje vendbanimi ne Mitrovice”, tha Haradinaj.
Nderkohe, sa i perket dinamikes se njohjes se Kosoves, Haradinaj shfaqi shpresen se nje vale e re e njohjes se shtetit te Kosoves mund te ndodhe ne vjeshte, duke shpresuar ne vendet fqinje dhe ne vendet tjera me te cilat jane vendosur kontakte te mehershme.
Kryetari i AAK foli dhe per qeverisjen e vendit. Ai vleresoi se ka filluar politizimi i stafit civil. “Qeveria, ne vend te stafit civil, po emeron, fanatike te partise”. Haradinaj, keto vleresime i argumenton me faktin se, sipas tij, postet udheheqese civile te ministrive po politizohen, nderkaq keshilltaret politike po emerohen ne pozita civile, qe, sipas tij, po behen me procedura te shpejta dhe pa respektuar procedurat ligjore. “Ajo cka po ndodh sot ne Qeverine e Kosoves, nuk eshte lajm i mire, kur nje keshilltar i ministrit kthehet ne sekretar te perhershem dhe kjo, duke thyer procedurat ligjore, pra duke mos i respektuar”. “Ne te njejten kohe, te gjithe mekanizmat tjere, si borde, drejtore ne kompanite publike e me radhe, po ashtu jane te emeruar ne baze te kriterit fanatik te partise”, u shpreh Haradinaj.