PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Koalicioni qeverises, pa kapacitet veprues


E Marte, 29 Korrik 2008

“Koalicioni qeverises nuk po demonstron kapacitet veprues, ka vetem kapacitet deklarues dhe kjo e perkeqeson situaten”. Kete vleresim e beri dje kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise, Nexhat Daci, ne nje interviste per radion “Evropa e Lire”.

Si i vleresoni zhvillimet e fundit politike dhe sa jeni te kenaqur me punen e institucioneve te Kosoves?

Te them te verteten, nje pjese e puneve shume te rendesishme tregojne nje ngecje, e cila po e demton mjaft edhe imazhin e Kosoves, por edhe jeten e qytetareve ne Kosove. Ndersa, si pozitive vleresoj viziten ne Uashington te kryetarit dhe te kryeministrit dhe mbi te gjitha qendrimin e vendosur te presidentit Bush dhe te administrates amerikane. Prandaj, une do te thosha se nje perkrahje aq e fuqishme i obligon shume institucionet e Kosoves qe te kryejne punen e tyre, por kjo si duket nuk has ne veshe te duhur.

Institucionet e Kosoves ende nuk po arrijne qe te shtrijne autoritetin e tyre ne gjithe vendin. Sipas jush, ku qendron problemi?

Problemi numer nje qendron ne koalicionin qeverises, i cili nuk po demonstron ne asnje faze kapacitet veprues, ka vetem kapacitet deklarues dhe kjo po e perkeqeson ne pergjithesi situaten ne Kosove. Prandaj, ka nje disharmoni funksionale, e cila po verehet menjehere pas deklarimit te pavaresise dhe ne vecanti pas pranimit te pakos se ligjeve te Ahtisarit. Te gjitha ceshtjet tjera qe jane shtruar ne Parlament, kane treguar nje mosfunksionim te koalicionit qeverises.

Shume nga shtetet anetare te OKB-se ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Sigurimit, vec Serbise dhe Rusise, kane mbeshtetur idene e Ban Ki Moonit per rikonfigurimin e UNMIK-ut. Ju, si e shihni kete ceshtje?

Une e kam percjelle me vemendje ne transmetimin te drejtperdrejte tere kohen dhe eshte shtuar optimizmi im i perkrahjes ne Keshillin e Sigurimit dhe tani po bartet topi ne fushen e institucioneve vendore. Me vjen mire qe gjithmone kam qene vizionar i asaj qe njeriu duhet te kete vizionin e vet, vizionin e popullit te vet, vizionin e partive parlamentare te atij populli dhe vizionin e institucioneve dhe ketu ka ngecje ne vazhdimesi 2-3 vjetet e fundit. Kjo eshte shqetesuese. Prandaj, mendoj qe Keshilli i Sigurimit ne parim, pos nje numri shume te vogel te shteteve, ishte pro realitetit te krijuar ne Kosove. Dhe, kjo duhet te jete verejtja e fundit e Qeverise dhe e presidentit te Kosoves qe vertet te fillojne te veprojne, perndryshe do te behet vone per gjithcka. Une mendoj se rikonfigurimi do te ngjaje dhe duhet te ngaje, dhe shpresoj qe Evropa, ne nje kohe shume te shpejte, do t’i marre pergjegjesite e veta me misionin civil qe eshte parapare per te.

Analiste kosovare thone se opozita nuk eshte sa duhet aktive ne Kuvendin e Kosoves. A kane te drejte?

Kane te drejte. Kane te drejte kur e shikoni optikisht dhe aty per aty dhe qendrimi i partive opozitare nuk eshte ne nivelin e nje opozite klasike. Por, ne ne LDD kemi vleresuar se gjithmone Kosova eshte prioritet dhe derisa u be deklarimi i pavaresise, nxjerrja e Kushtetutes, ne nuk e kishim vetveten. Kjo po shihet se e ka demtuar vete Qeverine dhe institucionet. Prandaj, partia opozitare, LDD-ja, e besoj edhe te tjerat, duhet te demonstrojne rolin e vet opozitar, edhe pse numerikisht nuk eshte force qe mund te ndryshoje gjera te medha, por ka force krijuese, ka force mendore dhe profesionale qe te jape propozime alternative, qe do te perkraheshin nga shoqeria civile, nga institucionet e shkences etj. Dhe, do te rritej nje front qe do ta bente Qeverine dhe institucionet e Kosoves qe ne nje menyre tjeter t’i shikojne gjerat.

Hulumtimet e fundit te organizatave te ndryshme kane treguar se LDD-ja ka shenuar renie te elektoratit. A ju shqeteson nje gje e tille?

Nuk kam shqetesime per ate, nuk mund te them qe me kenaqesi i kam pritur keto, por nje rezultat te ngjashem ose edhe me te keq, e njejta organizate e ka shprehur edhe ne prag te zgjedhjeve nacionale te Kosoves, ku parashihej qe ne do te kemi vetem 2 per qind. Ne parim, sondazhet ne Ballkan jane te porositura dhe nuk tregojne realitetin dhe kjo eshte nje mashtrim qe po na kushton shtrenjte, sepse po krijon zhgenjim ne mosdalje te elektoratit. Por, megjithate, ne do ta marrim si nje sondazh qe duhet te punojme me teper per vete, sepse kemi qene te orientuar ne riorganizimet dhe zgjedhjet e brendshme dhe i kemi lene punet e jashtme. Keto zgjedhje kane perfunduar kete muaj dhe pjesa tjeter do t’i takoje fuqizimit te LDD-se, sepse analizat tona te brendshme tregojne krejtesisht rezultate tjera. Kemi nje perkrahje shume te fuqishme brenda elektoratit tone dhe duhet te punojme me shume ne interes te LDD-se dhe te interesave te qytetareve te Kosoves.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika