UNMIK nis transferimin e kompetencave
E Marte, 29 Korrik 2008
PRISHTINE - Nga administrata e OKB-se ne Kosove vijne sinjale se procesi i ristrukturimit te UNMIK-ut, rrjedhimisht bartja e kompetencave te EULEX-i, do te ndodhe shpejt, edhe pse ne terren gjerat nuk duken te kene levizur. Ne takimin e fundit te Keshillit te Sigurimit, nga shume vende anetare u theksua nevoja qe ky proces te shpejtohet. Ne EULEX thone se dinamika e zbarkimit te personelit dhe marrja e pergjegjesive ne fushen e sundimit te ligjit varen nga instruksionet qe dalin prej selise qendrore te Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork. Zedhenesi i UNMIK-ut, Rusell Geekie, thote se jane duke u zhvilluar bisedime te vazhdueshme mes Nju-Jorkut dhe Brukselit dhe se hapi i pare drejt zbatimit ne praktike te ristrukturimit do te ndodhe shpejt. “Nuk mund te them sakte se kur, por mund t’ju them se shume shpejt. Dhe, po ashtu, me duhet t’ju them se procesi do te jete shume transparent", thote Geekie.
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, ka pranuar ne takimin e fundit te Keshillit te Sigurimit se UNMIK-u nuk e ka me rolin ne terren sic e kishte para shpalljes se pavaresise dhe hyrjes ne fuqi te Kushtetutes. Sipas tij, aftesia e UNMIK-ut qe ta realizoje pjesen me te madhe te detyrave te veta, eshte sfiduar ne menyre fundamentale, ne saje te veprimeve te autoriteteve ne Prishtine dhe serbeve te Kosoves. Per kete arsye, Zannier ka perseritur ate qe kishte propozuar edhe sekretari Ban – domosdoshmerine e ristrukturimit te misionit, qe e administroi Kosoven per nente vjet.
“Sekretari i Pergjithshem e ka udhezuar UNMIK-un qe te punoje me EULEX-in, per te marre persiper sundimin e ligjit nen autoritetin e OKB-se. Ka pasur diskutime dhe po levizim drejt ceshtjeve praktike, por nuk jemi ende ne fazen kur do te arrihej marreveshja perfundimtare”, pohon Geekie.
Qeveria e Kosoves shpreson qe i tere procesi i rikonfigurimit te marre fund me 15 tetor. Zevendeskryeministri Hajredin Kuci mendon se mbledhja e fundit e Keshillit te Sigurimit ka qartesuar gjerat dhe transferimi i pergjegjesive do te jete me i shpejte. “Ne kuptimin e orientimi kohor, po bejme qe kjo te ndodhe sa me shpjet. Dua te besoj qe 15 tetori, ne nje menyre ose tjeter, duhet te jete nje faze e re e perfundimit te rikonfigurimit. Por, gjithmone afatet kohore ne Kosove, per hir te rrethanave dhe per hir te faktoreve qe nuk eshte vetem nje, por jane disa, nuk mund te percaktohen lehte”, tha Kuci. Por, ne EULEX pohojne se aktualisht nuk ka ndryshuar asgje sa i perket vendosjes dhe shtrirjes ne tere territorin e Kosoves. Zyrtare te misionit evropian pohojne se presin qe ne menyre specifike te rikonfigurohet UNMIK-u ne terren dhe nga kjo do te ndikohet shtrirja e misionit evropian.
Qeveria, optimiste per transferimin
Zevendeskryeministri Hajredin Kuci eshte optimist se gjerat do te ecin ne drejtimin e duhur dhe se ne fund te procesit te ristrukturimit nuk do te kete me dualizem misionesh. “S’ka dileme se EULEX duhet te shtrihet ne tere territorin e Kosoves. Nuk guxojme ne asnje rast te japim shenja se ne nje pjese te Kosoves vepron UNMIK-u, e ne tjetren EULEX-i. Ne Kosove do te kete nje rend, nje sistem juridik dhe natyrisht se do te kete nje sundim ne kuptimin e plote te ligjit”, tha Kuci. Sidoqofte, si UNMIK-u, ashtu edhe EULEX-i, vazhdojne t’i mbajne syte kthyer nga Nju-Jorku, perkatesisht Brukseli, per te marre driten jeshile per bartjen, perkatesisht marrjen e pergjegjesive ne fushen e policise, drejtesise dhe doganave.