Socialistet “fundosen” ne Kashar
Fajtona Mejdini
E Marte, 29 Korrik 2008
Socialistet “fundosen” ne zgjedhjet e dites se diel per komunen e Kasharit. Ne listen e kandidateve, kjo parti ze vendin e fundit, pas PD, LSI dhe nje kandidati te djathte te inatosur qe kandidoi i pavarur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli diten e djeshme fitues te zgjedhjeve te pjesshme per komunen e Kasharit, kandidatin e Partise Demokratike, Besnik Fucia. KQZ, pas administrimit te materialit zgjedhor dhe tabeles se rezultateve te paraqitura nga Komisioni Zonal i Qendres se Votimit ne Kashar, vendosi te shpalle fitues kandidatin demokrat me 40.69 per qind te votave te qytetareve qe moren pjese ne votime. Pas kandidatit demokrat, Fucia ishte kandidati i Levizjes Socialiste per Integrim, Alfred Bakalli, i cili mori 23.82 per qind te votave ne kete komune. Nderkohe qe Berisha ne mbledhjen e djeshme te grupit nuk ngurroi te ironizoi edhe kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, ne lidhje me rezultatin e ulet qe arriti ne keto zgjedhje kandidati socialist, duke u renditur i fundit nga 4 kandidaturat.
Komisioni Qendror Zgjedhor shpalli paraditen e djeshme rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve te pjesshme te mbajtura ne Kashar. Ky komision deklaroi fitues kandidatin e PD-se, Besnik Fucia. Kryetari i KQZ-se, Clirim Gjata, pas perfundimit te procesit zgjedhor, dha shifrat perfundimtare te zgjedhjeve ne kete zone. Sipas ketyre rezultateve, Besnik Fucia, kandidati i PD kishte fituar me 2,765 vota, ose me 40.69 per qind, Alfred Bakalli i LSI-se, PDS-se, AD-se kishte marr edhe 1,619 vota, ose 23.82 per qind. Po keshtu sipas Gjates, Rustem Murati, kandidat i pavarur kishte marr 1,267 vota, ose 18.64 per qind dhe ne fund kandidati i PS-se, Sinan Egra me 1,145 vota, ose 16.85 per qind. Ne fjalen e tij me rastin e dhenies se rezultateve, kreu i ketij komisioni, Clirim Gjata, e vleresoi ecurine e procesit dhe falenderoi te gjithe kandidatet pjesemarres ne keto zgjedhje. Zgjedhjet e dy diteve me pare ne Kashar u konsideruan si te lira, te rregullta dhe te ndershme nga ana e KQZ-se, duke deklaruar se nuk eshte shfaqur asnje lloj incidenti dhe nuk ka pasur asnje lloj kontestimi nga kandidatet dhe partite politike. Ne zgjedhjet e pjesshme te komunes Kashar ishin te regjistruar 13, 371 zgjedhes dhe nga te cilet kane marre pjese 7,150 votues.
Kryeministri Berisha pershendeti gjate mbledhjes se djeshme te Grupit parlamentar te PD-se qytetaret dhe zgjedhesit e Kasharit, te cilet zgjodhen edhe kandidatin e demokrat si kryetarin e tyre te komunes per 3 vitet e ardhshme. “Qytetaret dhe zgjedhesit e Kasharit me voten e tyre firmosen reformat e qeverise, firmosen nje fitore bizhu, sepse fitoret edhe kur jane ne zona te vogla jane si bizhuja, shkelqejne dhe e tille ishte fitorja e djeshme e Kasharit”, deklaroi Berisha gjate mbledhjes se djeshme te grupit te PD-se. Kreu i qeverise nuk nguroi te vere ne dukje edhe rezultatin e ulet qe arriti PS ne keto zgjedhje, duke theksuar se kjo parti mori me pak se kandidati demokrat qe doli si i pavarur ne keto zgjedhje. “Tani pikerisht diten qe kryetari i PS-se ben betohet para medieve se do t`ia tregojne zgjedhesit me vota Sali Berishes, del nje kandidat i imi i pavarur dhe e shnderron ne parti te katert. E shnderroi ne parti te katert Rustem Murati”, theksoi Berisha, duke ironizuar ne kete menyre edhe kreun e PS-se, Edi Rama.