PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 2 ) Shiko komentet
Nisma per dosjet, Bumci me i votuari

Nisma per dosjet, Bumci me i votuari


E Hene, 28 Korrik 2008

Tirane - Ish Ministri i Drejtesise Aldo Bumci eshte me i votuari i rubrikes "Personazhi javor" ne sondazhin e faqes zyrtare te "Koha Jone" online. Ne sondazh kete jave moren pjese 1200 lexues. Mes tyre, preferencat jane shperndare perkatesisht per deputetin demokrat Bumci, ish zv/kryeministrin Tritan Shehu dhe politikanin tjeter, ate te Demokracise Sociale, PAskal Milo. Nderkohe qe ne renditjen e kater me te votuarve, i treti eshte kompozitori i njohur Adrian Hila.

Aldo Bumci, javen e kaluar ndermori nje nisme e cila erdhi si perpjekje per te kaluar ligjin e "Spiuneve" ne Parlament. Bumci, i cili ne sondazhin e mbyllur mbreme ne www.kohajone.com, ka marre 33.7 per qind te 1200 votave, ishte nismetar i perpjekjes per konsensus. Ai u perpoq te arrinte nje marreveshje mes Partise Demokratike ku aderon dhe asaj Socialiste, me e madhja e opozites aktuale, lidhur me projektligjin per verifikimin e figures se politikaneve shqiptare per periudhen ish-komuniste.

Tritan Shehu, ish minister i Jashtem dhe deputet aktualisht, eshte i dyti me i votuar ne "Personazhin javor" te "Koha Jone" online. Shehu ka marre 25.7 per qind te totalit prej 1200 votash, per pohimin qe ai beri javen e kaluar mbi dosjet. Deputeti Tritan Shehu, vleresoi se "dosjet duhet te hapen pasi tashme nuk perbejne me nje sekret shteteror qe duhet te mbetet i tille".

Ne katershen e personazheve me te votuar, i treti eshte renditur kompozitori i mirenjohur Adrian Hila. Ai ka marre 24.3 per qind te votave ne sondazhin e perjavshem te www.kohajone.com. Adrian Hila, ka marre vleresimet e lexuesve online, per drejtimin artistik te Maratones se Kenges Popullore dhe ne turin e tij ne vend dhe zonat me popullsi shqiptare pertej kufirit. Maratona, nje ekskluzivitet i televizionit Klan, eshte nder prodhimet me te ndjekura dhe me audience te larte televizive. Prej nje muaji, ajo u shnderrua ne maratone shetitese duke "pushtuar" sheshet kryesore te qyteteve bregdetare te vendit si dhe viseve shqiptare perreth. Shume emra te njohur te kenges shqiptare moren pjese ne Maratone, gjate turit qe eshte ne perfundim e siper.

Politika ka pasur nje tjeter emer te votuar ne "personazhin e perjavshem" te "Koha Jone" ne faqen e saj zyrtare online. Ish-Ministri i Jashtem Paskal Milo, ka marre 16.4 per qind te 1200 votave te dhena online nga lexuesit. Milo eshte votuar pasi leshoi nje deklarate javen e shkuar ku implikonte per pakt te fshehte politik, dy emrat kryesore aktuale ne mazhorance dhe opozite. Dr Milo tha se Sali Berisha dhe Edi Rama kane bere nje marreveshje mes tyre per Kodin Zgjedhor, duke vleresuar se ky pakt ka demtuar partite e tjera. Ed.Ku


Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika