Koci: Balla "provokoi" Berishen
E Premte, 25 Korrik 2008
Nga pikepamja etike dicka duhej korrigjuar ne ate qe thote zoti Balla, incidenti ka lidhje vetem me lodhjen e nervave te Kryeministrit ne politike dhe qeverisje, si dhe me faktin qe zoti Balla po denonconte indirekt nje precedent qe krijoi vete zoti Berisha kur futi ne politike elementin e trashegimise familjare
Deputeti socialist, Petro Koci, gjate nje interviste per "KJ", e cilesoi incidentin ne Kuvend mes Kryeministrit Sali Berisha dhe ligjvenesit socialist, Taulant Balla, si nje debat i krijuar pikerisht nga denoncimi ne menyre indirekte i fenomenit te trashegimise. Pra, sipas Kocit, fjala e deputetit Balla solli dhe ate reagim te kreut te ekzekutivit. "Nga pikepamja etike, dicka duhej korrigjuar ne ate qe thote zoti Balla, incidenti ka lidhje vetem me lodhjen e nervave te Kryeministrit ne politike dhe qeverisje, si dhe me faktin qe zoti Balla po denonconte indirekt nje precedent qe krijoi vete zoti Berisha, kur futi ne politike elementin e trashegimise familjare", theksoi ai. Njekohesisht, gjate fjales se tij, socialisti Koci zbardhi dhe nje tjeter moment, lidhur me menyren e te berit opozite, nga ana e Partise Socialiste. Keshtu, ne gjykimin e tij, jane pikerisht te dhenat per afera korruptive, qe Kryeministrit Berisha disponon per nje pjese te opozites, perfshire ketu ish-ministra se bashku me kryetarin e bashkise, njekohesisht kryetar i PS-se, Edi Rama, te cilat "detyrojne" PS te beje nje opozite te bute ndaj mazhorances qeverisese. Gjithashtu, referuar grupit me te ri ne Kuvend, Koci vlereson se pesha e tij do te jete vendimtare vetem nese pas ketij projekti do te kishim dhe krijimin e nje partie.
Kuvendit iu shtua se fundmi dhe nje tjeter grup parlamentar. Bazuar ne perberjen e ketij grupi, si do te variojne balancat ne parlament?
Ardhja drejt formimit te ketij grupi ka lidhje me krizat politike dhe organizative qe kane kaluar te dy blloqet politike ne Kuvend, si opozita ashtu dhe mazhoranca. Madje, do te thosha qe jane kriza qe me teper kane perfshire opoziten. Nje pjese e ketij grupi perbehet nga deputete te perjashtuar, apo te shkelmuar nga Grupi parlamentar i PS-se, per shkak te votimit pro zgjedhjes se Presidentit te propozuar nga mazhoronca. Pervec ketij votimi, ka pasur dhe raste te tjera, ku opozita eshte implikuar ne votim, njeri eshte votimi masiv per ministrin Ndoka, si anetar i kabinetit "Berisha", tjetri eshte votimi bashke me Berishen per ndryshimet kushtetuese. Per mendimin tim, ne keto tre raste, pra perfshire dhe votimin e Presidentit, eshte implikuar opozita politikisht dhe moralisht. Sigurisht qe votimi per ndryshimet kushtetuese, njesoj si Berisha, eshte me komprometues. Nuk mund te parashikoj akoma se cfare sjellje politike do te performoje ky grup ne Kuvend, duket qe eshte i hapur per te dy krahet. Nese ne perberjen politike do te mbetet me kaq, une besoj se roli i tij ne zgjedhjet e ardhshme do te kete lidhje vetem me peshen e ndonje prej deputeteve qe jane pjese e ketij grupi ne qarkun perkates. Nuk besoj se do te kete nje peshe me te gjere se kaq.
Kur thoni qe nese do te mbetet kjo perberja, nenkuptoni qe pritet nje zgjedhim i ketij grupi me ligjvenes te tjere?
Nuk kam parasysh ketu perberjen ne parlament, por nisem nga fakti se, nese projekti politik mbetet thjesht te ky grup dhe nuk ka ndonje shtyse tjeter mbrapa, atehere besoj se do te mbetet tek ajo qe thashe. Pra, kam fjalen nese nuk do te kemi nje parti me pas.
Nisur nga kaq sa eshte e dukshme, mendoni se krijimi i ketij grupi ishte nje nder hapat e pare te nje linje politike qe ka per drejtues ish-kryetarin e PS-se, Fatos Nano?
Nuk kam te dhena qe ta besoj kete gje. Mendoj se eshte nje rreshtim i lidhur apo i lindur nga interesat personale te ketij grupi te bashkuar ne nje projekt parlamentar deri tani. Nese mbrapa kesaj do te ishte zoti Nano, kam pershtypjen se do te ishte nje iniciative me e kombinuar, pra dhe jashte parlamentit.
Cili do te ishte qendrimi juaj nese drejt jush do te vinte nje ftese per t'iu bashkuar ketij grupi?
Nuk besoj se do jem pjese e tij. Une jam i vetmi deputetet qe nuk i perkas asnje grupi parlamentar. Jam socialist dhe nuk mund te leviz drejt projekteve qe quhen te qendres, pavaresisht nga natyra konstruktive e imja e te berit politike. Nese do te ekzistonte mundesia per ftese, besoj se kjo do te ishte bere me perpara. Aktualisht po pres reflektimin e Grupit parlamentar te PS-se lidhur me 21 prillin dhe ne perputhje me kete reflektim do te vendos ne shtator ne cilin grup parlamentar do te bej pjese. Kjo pasi te qenit pa grup te krijon shume disavantazhe ne performancen politike, qe do te thote se ne shtator do te me duhet te pozicionohem. Mendoj se tashme ne skenen politike jane dy parti socialiste, PS dhe LSI. Vendimi im do te varet nga qendrimi parimor qe do te mbahet ndaj 21 prillit.
Ndalur ne incidentin me te fundit ne Kuvend, mes Kryeministrit Berisha dhe deputetit socialist, Balla, mendoni se kjo sjelle vjen si pasoje e dobesive ne oponencen parlamentare, shqetesim ky i ngritur nga vete ligjvenesit socialiste?
Gjykoj qe fjalori i zotit Balla nuk justifikon krijimin e atij incidenti dhe perdorjen e atij fjalori nga Kryeministri Berisha. Edhe nese do te vleresonim qe nga pikepamja etike dicka duhej korrigjuar ne ate qe thote zoti Balla, incidenti ka lidhje vetem me lodhjen e nervave te Kryeministrit ne politike dhe qeverisje, si dhe me faktin qe zoti Balla po denonconte indirekt nje precedent qe krijoi vete zoti Berisha, kur futi ne politike elementin e trashegimise familjare. Pra, emeroi vajzen e zotit Godo, e cila sigurisht ka dinjitetin e vet profesional dhe njerezor, te cilin une e respektoj, por qe e shikoj te lidhur me nje projekt qe ne te ardhmen raste te ngjashme te duken normale. Ne kete rast sakrifikoi mbiemrin Godo per te krijuar normalitet per mbiemra te tjere, qe mund te lidhen dhe me mbiemrin Berisha. Ne analizen time, vleresoj se kjo ka qene shtysa kryesore qe e beri zotin Berisha te humbase totalisht vetekontrollin. Pra, nuk ka lidhje fare me shtysat qe mund te krijohen te deputete te vecante te opozites, nga kritikat qe vijne se kjo eshte nje opozite e pakoordinuar dhe nje opozite me standarde te uleta, dhe nje opozite, ku nje pjese e saj eshte e komprometuar me qeverine. Kjo per shkak te dosjeve te korrupsionit qe zoti Berisha administron per ish-ministra, apo dhe per vete kryetarin e Bashkise. Kuptohet qe zoti Berisha ka qene i kujdesshem dhe i zoti per te kapur ne afera korruptive lloj-lloj kryetarucesh komunash dhe pjesetare te administratave te tyre dhe kam pershtypjen qe dicka duhet te kete hetuar dhe materializuar dhe ne qeverisjen e Bashkise se Tiranes. Uroj qe te jem i gabuar ne kete vleresim, por e shoh si nje nga arsyet kryesore qe opozita sillet si pule, atehere kur nuk duhet. Kjo lidhet me nje sere aferash, qe i zbuloi zoti Bode kur po shqyrtohej projektligji per ndryshimet e taksave vendore. Deshmoi publikisht qe dhe ai projekt ishte pjese e marreveshjeve me Bashkine e Tiranes.