Banda, heroine ne varreza
Artan Cena
E Enjte, 24 Korrik 2008
TIRANE - Shkaterrohet rrjeti me i madh i shperndarjes se heroines ne Tirane. Policia e kryeqytetit ka vene ne pranga, ne oret e para te mengjesit te djeshem, nente persona, se bashku me kreun e rrjetit. Arrestimet jane bere ne kuader te operacionit te koduar, "Bardh e Zi". Burimet zyrtare te uniformave blu thane, gjate dites se djeshme, se ne pranga jane vene personat e perfshire ne hetime, se bashku me kreun e ketij rrjeti, qe, sipas policise, eshte Krenar Dajti, 30 vjec, qe ka qene i proceduar me pare per "armembajtje pa leje". Burimet e policise, kane bere te ditur se te arrestuarit shperndanin lende narkotike te llojit heroine ne zona te ndryshme te kryeqytetit. Por epiqendra e tyre ka qene ne zonen prane shkolles "Bajram Curri", ne Kinostudio. Prangosjet e personave jane bere ne banesat e tyre, ne kete zone. Ne rrjet ishte dhe nje vajze, qe perdorej per shperndarje lendesh narkotike.
Antidroga e Tiranes ka arritur te godase nje rrjet te organizuar te shitjes se heroines, duke vene ne pranga nente persona. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes, thane dje se, "strukturat e Hetimit te Krimit kane finalizuar ne oret e para te mengjesit, operacionin e koduar "Bardhe e Zi", me arrestimin e ketyre pjesetareve te organizates ne banesat e tyre prane shkolles 'Bajram Curri'". Personat e arrestuar jane Krenar Dajti, 30 vjec, i proceduar me pare per "armembajtje pa leje", Bledar Kovaci, 27 vjec, me pseudonimin "Bjondi", Zamir Gjuzi, 24 vjec, i njohur me pseudonimin "Zamir Qorri", Agron Koci, 33 vjec, me pseudonimin "Gjon Rrapi", Elidon Xhiku, 22 vjec, Geris Lala, 24 vjec, Sokol Mhilli, 42 vjec, Zizja Mehmeti, 25 vjec dhe Alma Mehmeti, 20 vjece. Te gjithe te arrestuarit, banore te nje lagjeje, benin pjese ne kete rrjet te fuqishem, qe organizonte dhe monitoronte tregun e shitjes se heroines ne kryeqytet. Policia tha se jane dashur tre muaj hetime qe kane qene te nevojshme per zbardhjen dhe dokumentimin ligjor te veprimtarise se ketij rrjeti, i cili kishte si kryesues dhe furnizues Krenar Dajtin. Gjate arrestimit te tyre, jane sekuestruar ne cilesine e provave materiale nje automjet tip "Benz", qe sherbente per shperndarjen e lendes narkotike heroine, rreth 30 grame lende e dyshuar heroine, shuma e parave prej 70 mije lekesh, qe dyshohet se jane perfituara nga kjo veprimtari, si dhe gjashte aparate celulari.
Gjate dites se djeshme, strukturat e antidroges te Policise se Tiranes jane duke zhvilluar hetime te tjera ne lodhje me bashkepunetoret e mundshem te te arrestuarve. Gjithashtu, uniformat blu jane duke bashkepunuar ngushte dhe me prokurorine e kryeqytetit, per sqarimin e metejshem te pozicionit te te arrestuarve ne kete rrjet, si dhe implikimin e personave te tjere. Nderkohe qe nje tjeter hap qe do merret eshte dhe verifikimin e aseteve te perfituara nga veprimtaria kriminale, e shitjes se lendeve narkotike.