PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Petersen: SHBA i priti udheheqesit Kosovar me protokoll, simbolike


E Merkure, 23 Korrik 2008

Shtetet e Bashkuara po i presin udheheqesit kosovare me protokoll shteteror, nje simbolizem tjeter ky per Kosoven si vend anetar i familjes se shteteve. Kjo eshte ajo cfare ka deklaruar ish-shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, i cili mendon se kjo vizite eshte nje mesazh i fuqishem qe Shtetet e Bashkuara deshirojne te dergojne ne bashkesine nderkombetare per Kosoven dhe pavaresine e saj. "Ky eshte nje konfirmim i qarte i Kosoves si nje shtet i pavarur. Mendoj se kjo eshte nje vizite shume e rendesishme dhe padyshim qe nuk do te kaloje pa u vene re edhe ne shume pjese te tjera te botes. Ky eshte edhe nje hap i Kosoves drejt konsolidimit te pavaresise se saj", theksoi Petersen. Vizita e udheheqesve kosovare ne Shtepine e Bardhe dhe takimi i tyre me Presidentin Bush, mendohet nga analistet se mund t'i jape nje shtytje njohjes se pavaresise se Kosoves nga vende te tjera. Por zoti Petersen mendon se kjo para se gjithash do te jete nje detyre, e cila do te varet kryesisht nga udheheqesit e Kosoves dhe puna qe do te bejne ata. "Ekziston nevoja qe te punohet shume qe Kosova te njihet edhe nga vende te tjera. Eshte shume e rendesishme qe deri ne shtator te arrihet ajo qe une e quaj mase kritike e njohjes. Nuk kam dyshim se kjo do te arrihet por nuk do te behet vetvetiu. Ajo do te behet me nje pune te madhe dhe strategji te qarte nga udheheqesit e Kosoves", deklaroi ish-shefi i UNMIK-ut. Kosoven deri tani e kane njohur me shume se 40 vende dhe njohja nga shtetet e reja ka qene nje teme debati ne Kosove dhe jashte saj. Qeveria e Kosoves ka premtuar se deri ne shtator Kosova do te njihet nga me teper se 100 shtete.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika