PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Abuzuan me pronat, lihen ne burg nga gjykata


E Merkure, 23 Korrik 2008

Kreu i Komunes Perondi, i arrestuar nga policia, kater dite me pare, eshte perballur dje me masen e sigurise se togave te zeza. Teksa ka mohuar te gjitha akuzat ndaj tij, Ramiz Oboni eshte lene ne masen e sigurise "arrest me burg".

Ramiz Oboni akuzohet se ka abuzuar me pronat dhe ka shperdoruar detyren. Ne seancen e djeshme, perfaqesuesi i prokurorise ka deklaruar se disponon prova dhe fakte sipas te cilave Oboni, ne saj te falsifikimeve dhe duke perfituar nga posti i kryetarit te Komisionit te Kthimit te Pronave, ka arritur te pervetesoje rreth 1 mije metra katrore toke. Kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Hoxha, ka cilesuar si te ligjshem arrestimin e Obonit dhe ka vendosur ndaj tij masen e sigurise "arrest me burg".






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika