 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Gjykata i heq te drejten e operimeve mjekut Hoxhallari
E Merkure, 23 Korrik 2008
Tirane - Gjykata e Tiranes i ka hequr te drejten e berjes se operimeve mjekut pogradecar Xhevahir Hoxhallari, derisa te perfundoje gjykimi dhe te merret vendim i prere nga organet gjyqesore. Seanca e mases u zhvillua dje ne prani te mjekut Hoxhallari, i asistuar ligjerisht nga avokati i tij, Arian Salati. Prokurori i ceshtjes i kerkoi togave te zeza te marre si mase ndaj mjekut te akuzuar pezullimin nga e tij detyra. Nga ana tjeter prokurori i ka bere te ditur gjykates se nga raporti mjekoligjor behet me dije se ky i fundit eshte pergjegjes per vdekjen e 17-vjecares nga Pogradeci, Matilda Petriti, pas operimit te bajameve. Prokurori i ka shpjeguar gjykates se mjeku kishte levizur ne disa milimetra dhe nga ana tjeter ai nuk i kishte sqaruar se cfare ushqimesh duhet apo jo te konsumonte.
Kundrejt kerkese se bere nga ana e prokurorit ka reaguar vete mjeku. Ai eshte shprehur se "nese me pezulloni nga detyra eshte njesoj sikur te me keni denuar". Ndersa avokati ka bere me dije gjykates qe te mos merrej parasysh kerkesa e prokurorit, pasi klienti i tij kishte ndihmuar pacienten dhe ajo kishte vdekur si pasoje e hemorragjise dhe jo gabimi nga ana e Hoxhallarit. Pasi ka degjuar argumentet e dy paleve, gjykata vendosi qe mjeku te mos kete me te drejte te operoje, por vetem te ushtroje vizita mjekesore, pa i hequr te drejten te punoje si mjek. Kjo mase do te qendroje derisa te vendose gjykata per heqje te mases apo denim te mjekut. Xhevahir Hoxhallari akuzohet se per shkak te moskujdesit mjekesor i ka shkaktuar vdekjen pacientes 17-vjecare Matilda Petriti, e cila vdiq 20 dite pas operimit nga bajamet. Nderkohe qe prokuroria ka marre ne shqyrtim te gjitha kartelat mjekesore te vajzes, kartela keto te sekuestruar si ne spitalin e Pogradecit, por edhe ne kryeqytet, per te analizuar te gjitha medikamentet qe i jane dhene ne klinike pas operimit te saj.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Gerdec, merren te pandehur Delijorgji e Pinari
- Ben Qimja, kallezim penal ndaj prokuroreve
- Kapet me 15 kg heroine korrieri i Shullazit
- Banda, heroine ne varreza
- Kushtetuesja rrezon "9 Janarin"
- Braun, humor me "zhdukjen" e femijeve
- Zbulohen 15 vjedhje ne kryeqytet, policia ndalon dhjete autoret
- E perplas makina, vdes ne spital 38-vjecari
- Gjenden 11 mije fisheke
- Ne pranga Ludovik Sufaj
- Atak ne zemer, vdes ne liqen i riu
- Arrestohet 22-vjecari, autor i vrasjes
- Vlore: Tre zyrtaret e pronave ne Apel, per masen e sigurise
- Zbulohet depo municioni ne banesen e braktisur
- Mberrijne emigrantet, fluks pasaportash
|
|