PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ekstremistet italiane ndalojne shqiptarin te martohet


E Merkure, 23 Korrik 2008

TRADATE - Martese e mohuar, per here te dyte ne nje jave. Kjo i ka ndodhur ciftit italo-shqiptar, ai shqiptar ajo italiane. Vajza ne muajin e shtate te shtatzenise, djali 25 vjec, qe prej shume vitesh jetonte ne Itali, por pa leje qendrimi te rregullt. Te shtunen e kaluar, kryebashkiaku i Tradate ka refuzuar te celebroje martesen e shqiptarit te parregullt, kur ligji italian absolutisht nuk e pengon martesat dhe te klandestineve. Dy te rinjte mengjesin e se dieles kishin lene takim para bashkise, ne zyren e keshilltarit Luca Carignola, i cili kishte marre nga kryetari delegimin per te celebruar martesen, por ne kete takim ishte dhe policia, e cila i kishte te riut "permesson e Soggiornos". Ky i fundit nuk i eshte pergjigjur kerkeses dhe pas kesaj ata kane ndaluar ciftin e ri te beje celebrimin e marteses. Me gjithe protestat dhe debatit te forte mes dy te rinjve dhe avokatit te tyre, djali ishte shoqeruar per ne kuesture, prej ku i eshte dhene dekreti i ekspulsionit, prej ku me pas eshte shoqeruar ne qendren e qendrimit te perkohshem ne Bologna. Tradate, komuna e se ciles ndodhej ne afersi te Vareses, qeveriset nga Lega e Veriut.




Komento artikullin | Shiko komentet (7 komente)
Te Tjera nga rubrika