PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Seks te liqeni, kapet Kala


E Merkure, 23 Korrik 2008

TIRANE - Eshte kapur ne flagrance, duke ushtruar prostitucion ne ambiente te hapura, nje 25-vjecare, nga Librazhdi. Uniformat blu te kryeqytetit kane bere te ditur, nje dite me pare, se kane arrestuar Violeta Kalan, 25 vjece, me banim ne Tirane, pasi eshte kapur duke bere seks ne kodrat e Liqenit, kundrejt shumes prej 1 mije lekesh. Ndalimi i saj eshte bere diten e djeshme, ne mengjes. Kane qene efektivet e seksionit Kunder Trafiqeve, ne Policine e Tiranes, qe kane cuar dosjen e 25-vjecares ne Prokurorine e Tiranes, per dy akuza, ate te "prostitucioni" dhe "marredhenies seksuale ne ambiente publike". Kjo eshte kapur ne flagrance ne afersi te kodrave te Liqenit Artificial, duke kryer marredhenie seksuale me nje person, thane burimet e policise. Sipas tyre, klienti i vajzes se re, pasi eshte marre ne pyetje eshte lene i lire.

Gjithcka ka ndodhur dy dite me pare, ne kryeqytet. Policia kishte marre informacione ne rruge operative per te rene, se ushtronte profesionin e prostitutes. Per kete gje, ajo ishte mbajtur nen vezhgim nga uniformat blu. Gjate mbremjes se dy diteve me pare, ajo eshte ndaluar ne flagrance. 25-vjecarja ka qene se bashku me klientin e saj, ne nje zone te pyllezuar dhe kishin filluar te benin seks. Por ne zonen ka pasur dhe njerez te tjere, te cilet jane ankuar. Kjo ka sjelle qe efektivat e Policise se Tiranes te nderhynin, duke prangosur ne flagrance Violeta Kalan, si dhe duke shoqeruar ne komisariat klientin e saj, ku eshte marre ne pyetje per shumen e dhene per kryerjen e marredhenieve seksuale, si dhe te dhena tjera ne lidhje me vajzen e arrestuar. Pasi eshte marre deshmia e tij, ai eshte lene i lire, per t'u thirrur me pas nga prokuroria.

Policia e kryeqytetit ka bere te ditur dhe shumen qe merrte 25-vjecarja Kala, e lindur ne Librazhd, por me banim ne Tirane. Sipas te dhenave, ajo merrte 1 mije leke per nje kontakt seksual. E pyetur ne polici ne lidhje me shkaqet qe e kishin detyruar ate qe te shiste trupin kundrejt pageses, ajo ka deklaruar se ishin shkaqet ekonomike qe e kishin detyruara ate qe te dilte ne rruge dhe te ushtronte profesionin me te vjeter ne bote. Sipas deshmise, ajo jetonte ne kryeqytet me qira, dhe kjo gje sillte qe ajo te dilte te prostituonte kundrejt parave. Uniformat, pas ndalimit te saj dhe marrjes se deshmise, ka nisur dosjen ne drejtim te prokurorise se rrethit. Do te jete kjo e fundit qe do te vazhdoje hetimet e bera nga policia, ne lidhje me aktivitetin 25-vjecares nga Librazhdi. Pritet qe diten e neserme Kala te paraqitet ne Gjykaten e Tiranes, per masen e sigurise, deri ne perfundim te hetimeve te nisura nga institucioni i akuzes.




Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika