PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pranga te denuarit me burg


E Merkure, 23 Korrik 2008

TIRANE - Policia e Tiranes ka vene dje ne pranga Hakik Tamishin, pasi ishte shpallur ne kerkim per akuzen e "kanosjes". Burime zyrtare nga uniformat blu kane bere te ditur dje se 55-vjecari, me origjine nga Dibra, por me banim ne Fushe-Mezes, ishte shpallur ne kerkim pas vendimit te dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare e Tiranes. Kjo e fundit e kishte denuar 55-vjecarin me daten 10 qershor te ketij viti me dy muaj burg. Sipas te njejtave burime, mesohet se Hakik Tamishi eshte shpallur fajtor dhe denuar per vepren penale te "kanosjes". Ngjarja kishte ndodhur ne Fushe-Mezes, ku i arrestuari kishte kanosur fqinjin e tij, pas nje sherri banal mes tyre. Me pas, kishte ardhur denoncimi ne polici, e cila kishte nisur hetimet. Ishte akuza, qe e kishte derguar ceshtjen ne gjykate, ku me pas eshte denuar nje muaj me pare.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika