Ndalohet i riu per vjedhje, I mori 2 mije euro emigrantit
E Merkure, 23 Korrik 2008
KAVAJE - Vjedh 2 mije euro nga makina e emigrantit, por bie ne prangat e Policise se Kavajes. Burimet zyrtare nga uniformat blu kane bere te ditur, diten e djeshme, se ka vene ne pranga 16-vjecarin B. H., nga Kavaja. Prangosja e te riut eshte bere pas hetimeve te kryera nga uniformat blu, pas denoncimit te bere nga nje emigrant, te cilit i ishte thyer makina dhe i ishte marre shuma e konsiderueshme e parave. Ai kishte ardhur me pushime ne bregdetin e Kavajes, se bashku me familjen. Parate jane vjedhur dy dite me pare, ne mengjes, nderkohe qe nje dite me vone eshte ndaluar dhe autori. Eurot jane vjedhur ne automjetin tip "Opel", me targa CD 166 WL, ne pronesi te denoncuesit. Ndaj te ndaluarit policia ka ngritur akuzen e "vjedhjes", dhe dosja ndaj tij i ka shkuar Prokurorise se Kavajes, e cila do te beje hetimet e tjera.