Regjistrohet me certifikate false
E Merkure, 23 Korrik 2008
TIRANE - Shkon te regjistrohet ne ushtri me dokumente false. Burime nga policia e kryeqytetit kane bere te ditur se kane cuar ne prokurori dosjen ndaj Sonila Recit, 36 vjece, per t'u hetuar per akuzen e "falsifikimit te akteve te gjendjes civile". Burimet zyrtare bene te ditur, nje dite me pare, se ndaj saj eshte kryer nje kallezim nga Batalioni i Policise Ushtarake Tirane, te cilet ne kuadrin e verifikimeve te dokumentacionit te personave qe aplikojne per t'u rekrutuar si ushtar profesionist ne Batalionin e Policise Ushtarake, ka paraqitur nje certifikate, e cila dyshohet e falsifikuar ne vitlindjen e saj.