PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Piramida, prangoset mashtruesja


E Merkure, 23 Korrik 2008

TIRANE - Zbulohet nje piramide parash ne kryeqytet, duke rikthyer dhe nje here historine e fajdeve ne vendin tone. Policia e Tiranes ka vene ne pranga, diten e djeshme, Mirela Lacin, 35 vjece, pasi me ane te mashtrimit i ka marre nje familjeje nga Fieri shumen prej 19 mije eurosh. Lajmi eshte bere i ditur dje, nga burimet zyrtare te policise se Tiranes. Kane qene efektivet e Seksionit Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar, qe bazuar ne nje plan te detajuar masash, kane ndermarre nje pune te mireorganizuar, me tendencen e mashtrimit, duke vendosur ne pranga Mirela Halit Laci, 35 vjece, lindur ne Kruje dhe banuese ne Laprake. Burimet shtuan se shuma e parave ishte marre qe gjashte muaj me pare nga e arrestuara. Kaq kohe ka qene e shpallur ne kerkim, pasi ishte denoncuar menjehere pasi kishte marre parate, pasi ishte kuptuar nga personat qe ajo i kishte mashtruar.

Mirela Laci, eshte 160 centimetra e gjate, bionde, simpatike, 35 vjece, qe ka mashtruar nje numer te madh njerezish. Laci eshte arrestuar nga policia, pasi ishte prezantuar si biznesmene ne familjen fierake, duke u marre shumen prej 19 mije eurosh. Arsyeja e marrjes se parave, sipas denoncuesve, ka qene hapja e nje aktivitet privat, nje supermarket ne Tirane. Shuma e marre nga fieraket, duhej te kthehej per gjashte muaj, duke dhene dhe kamat vonesat, duke u bere nje fajdexheshe. Laci kishte deklaruar tek ata se, vete kishte vetem 20 mije euro dhe bashke me parate e marra do hapte aktivitetin e shitjes se mallrave ushqimore dhe industriale. Por ne kohen kur parate qe ishin marre per pak muaj nuk ishin kthyer, borxhlinjte i jane drejtuar Policise se Tiranes, ku kane denoncuar 35-vjecaren per mashtrimin e bere.

Ndaj 35-vjecares se arrestuar kishte dhe disa denoncime te tjera, per mashtrime ne shuma te konsiderueshme ne euro. Burimet nga uniformat blu kane bere te ditur se jane dhe te pakten 3 denoncime te tjera te ardhura ne adrese te Lacit. Sipas ketyre te fundit, denoncimet jane bere per mashtrime ne shuma prej 4 mije dhe pese eurosh. Mashtrimet ishin bere ne muajt e kaluar. Dhe personat e mashtruar, kur nuk kane mundur t'i marrin parate e tyre, i jane drejtuar policise se kryeqytetit, ku kane bere dhe denoncimet e tyre. E arrestuara nuk eshte e panjohur per uniformat blu. Ajo eshte ndaluar nga policia dhe here te tjera. Nderkaq, ceshtja i eshte referuar Prokurorise se Rrethit Tirane per hetime te metejshme. Burimet policore thane se nga hetimet paraprake, dyshohet qe Laci i ka pervetesuar shumat perkatese. Nga verifikimet e kryera, policia siguron se Laci nuk kishte lidhje me funksionare te ambasades greke, sic kishte mashtruar, ndersa ceshtja eshte dokumentuar si vjedhje e mirefillte me ane te mashtrimit.

Artan Cena




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika