PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Braun: Kush abuzoi me djemte


E Merkure, 23 Korrik 2008

Redinalda Caushaj

TIRANE - I pandehuri Davdi Braun, i akuzuar per marredhenie seksuale me te mitur, ka mohuar te kete abuzuar me ta. Ky i fundit ka bere me dije se nuk ka abuzuar seksualisht me te miturit, ashtu sic pretendon akuza. Gjate deklarates se bere diten e djeshme perpara trupit gjykues, te kryesuar nga gjyqtarit Gerd Hoxha, i pandehuri David Braun ka bere me dije se, pasi ishte vene ne dijeni qe Dino Christodoulu kishte abuzuar seksualisht me femijet, ky i fundit i kishte marre ata dhe i kishte futur ne dhomen e tij. "Nuk kane fjetur me mua ne nje krevat femijet, por ata kane qene ne nje krevat me vete", ka sqaruar dje togat e zeza i pandehuri. Sipas nje nga femijet, Denisi frikesohej naten. Cdo nervozizem dhe frikesim i te miturit ka ardhur pas abuzimeve qe kishte bere tek ai Dino Kristodulu. Nga ana tjeter, ai shpjegoi edhe e-mailet te ardhura ne adresen e tij nga Kate Smith dhe Krauger. Sipas tij, keto emaile kishin te benin me faktin qe i pandehuri kishte mesuar se nje femije, me emrin Edi, qe ishte vetem 11 vjec, kishte tentuar te abuzonte seksualisht me nje nga te miturat e qendres, e cila kishte moshen 5-vjecare. Smith, sipas te pandehurit, i kishte kerkuar ketij te fundit qe ta nxirrte femijen 11-vjecar nga qendra, ndersa ky i fundit, duke iu dhimbur e kishte marre ne dhomen e tij, duke evituar edhe skandale ne qender. Ndersa avokatja e tij i ka shpjeguar gjykates se i pandehuri ishte nje besimtar i Zotit, duke nisur te predikonte per te. Disa here, kryesuesi i seances u perpoq ta ndalonte, madje duke i terhequr vemendje here pas here avokates se Braun, duke i kujtuar se nuk mund te fliste per fene ne seance, mbrojtesja ligjore e te pandehurit ka vijuar te predikoje per Zotin dhe te mirat qe te sjell besimi kundrejt tij. Gjyqtari Gerd Hoxha, por edhe dy gjyqtaret e tjere, pjese e trupes gjyqesore, u perpoqen ta nderpresin avokaten ne ligjerimin e saj fetar, madje duke i kujtuar se per mungese etike i jane drejtuar edhe Dhomes se Avokatise dhe Ministrise se Drejtesise per te marre masa ndaj saj. Seanca gjyqesore eshte shtyre per thirrjen e dy deshmitareve te tjere te mitur, te cilet do te deshmojne ne lidhje me abuzimet qe jane kryer ne kete qender. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, i pandehuri David Braun ka abuzuar seksualisht me femije te kesaj qendre, abuzime te cilat jane kryer per disa vite me radhe. Ne deshmite e dhene nga vete femijet ne kete proces gjyqesor, i pandehuri perpara se te abuzonte me ta, iu lexonte Biblen e me pas i zhvishte. Ndersa ne deklarata te tjera te dhena ne kete proces gjyqesor me ane te video-konferences behet me dije se ndaj femijeve ishin perdorur edhe mjete te tilla si litar, apo lecke dyshemesh, te cilat u ishin futur ne goje, ne menyre te tille qe te evitoheshin zhurmat. I pandehuri disa here ka deklaruar se eshte impotent e duhet t'i nenshtrohej nje ekspertize mjekoligjore. Ndersa prokuroria, e cila kishte realizuar me pare kete ekspertize te pandehurit, ka vertetuar se ky i fundit vuan vetem nga semundja e fimozes, e cila nuk e pengon qe te kryente marredhenie seksuale.

Refuzon ekzaminimin e tij: Nuk kam kohe

Tirane - Seanca e djeshme gjyqesore ishte parashikuar qe mjeku ligjor te bente betimin e tij per te kryer nje ekspertize ne lidhje me te pandehurin David Braun. Ekspertiza konsistonte ne faktin nese i pandehuri vuante apo jo nga semundja e hepatitit B dhe nese po, rrugen qe ishte marre kjo semundje dhe kohen e saj. Kete ekspertize i pandehuri ja ka kerkuar gjykates menjehere, pasi u be e ditur ne seancen gjyqesore se nje nga femijet e abuzuar vuante nga kjo semundje. Ky i fundit ka kerkuar qe personi qe te kryente ekspertizen te ishte nje mashkull. Ndersa dje ka ndodhur krejt e kunderta. Vete i pandehuri i ka kerkuar gjykates qe mos ta bente ekspertizen, pasi ajo do shume kohe dhe se nena e tij ishte shume e semure dhe per kete ai kerkonte qe procesi gjyqesor te ecte me ritme me te shpjeta. Gjykata, pasi ka degjuar pretendimin e te pandehurit, ka vendosur te pranoje kerkesen e bere prej tij, duke i kerkuar edhe ekspertit te largohej nga seanca.

"Davidi ishte si nje baba per ne"

TIRANE - Nje vajze 5-vjecare ka deshmuar dje ne procesin gjyqesor ne ngarkim te te pandehurit Davdi Braun. Vajza, e cila eshte strehuar ne shtepine e femijes "Zyber Hallulli", ishte thirrur ne procesin gjyqesor nga ana e mbrojtjes. Seanca gjyqesore eshte bere me dyer te mbyllura, ndersa vete vajza eshte pyetur me video-konference, duke evituar edhe kontaktet me te pandehurin. Vajza ka bere me dije se nuk kishte pasur dijeni ne lidhje me keto abuzime dhe se i pandehuri kishte qene si nje baba per ta. "Davidi eshte sjelle shume mire me ne. Une e doja shume ate pasi ai ishte i dashur me mua", mesohet te kete deklaruar dje vajza e mitur perpara gjykates. Ndersa ne seancen e radhes do te thirren per te deshmuar edhe tre femije te tjere nga ana e avokates mbrojtese, te cilet kane jetuar per disa kohe ne qender ne kujdesin e te pandehurit Braun, Dino Christodoulu dhe James Robin Arnold. Nje prej femijeve eshte edhe vete vellai i vajzes, i cili ka jetuar ne kete qender pas lenies nga familja e tyre, per arsye ekonomike.

Femijet

Ne seancat gjyqesore ne ngarkim te te pandehurit David Braun kane deshmuar gjithsej 8 femije, deshmi te dhena keto ne gjykate me ane video-konferences. Kjo gje eshte bere per te mos u perballur direkt me te pandehurin. Femijet kane treguar "tmerret e perjetuara per disa kohe me radhe".

Davidi i kalon akuzat Dinos

TIRANE - David Braun per disa seanca me radhe ja ka kaluar akuzat e abuzimeve ish- kolegeve te tij. Ne disa seanca me radhe, ai ka deklaruar se nuk ka abuzuar me femijet, por ishte kujdesur per ta. Madje, ky i fundit i kishte shpene edhe per kontroll ne spital, pasi kishte marre dijeni se femijet ishin abuzuar nga Dino Christodoulu. Ky i fundit eshte duke u gjykuar ne tjeter proces gjyqesor ne Gjykaten e Rrethit te Tiranes se bashku me James Robin Arnold, per akuzen e "marredhenieve seksuale me te mitur". Ai u ekstradua pak kohe me pare nga Anglia, pas kerkeses se bere nga Prokuroria e Tiranes dhe caktimit te mases se sigurise "arrest me burg". Ashtu si edhe Braun, Christodoulu akuzohet se ka abuzuar me te pakten 6 te mitur per disa vite me radhe. Te gjitha abuzimet jane faktuar ne saj te ekspertizave mjekoligjore te kryera nga prokuroria, pas zbulimit te skandalit te kesaj qendre dhe denoncimit nga ana e familjareve per abuzimet me femijet e tyre.








Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika