PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ekzekutohet ne plazh 20-vjecari


E Merkure, 23 Korrik 2008

DURRES - Nje 20-vjecar nga Durresi eshte vrare me arme te ftohte ne zonen e plazhit te ketij qyteti. Renato Mynyr Kociu eshte gjetur i pajete mbreme, prane bar-restorant "Vellezerit Doko", afer stacionit te autobusit te sektorit "Iliria". Alarmi eshte dhene rreth ores 19.30, kur mendohet te kete ndodhur ngjarja. Nje telefonate ne sallen operative te Drejtorise se Policise se Qarkut te Durresit ka bere qe ne vendngjarje te mberrijne forca te shumta policie. Ekspertet kane bere keqyrjen e vendit te ngjarjes, ndersa trupi pa jete i 20-vjecarit eshte derguar ne morgun e spitalit rajonal te Durresit. Pasi eshte identifikuar kufoma, burime policore thane per "Koha Jone", se viktima ishte banor i zones se plazhit dhe jetonte ne nje shtepi prane vendit ku ndodhi krimi.

Deshmitaret e pare i treguan policise se i riu ishte grindur me disa persona brenda bar-restorant "Vellezerit Doko" e me pas kishte dale me ta per t'u sqaruar ne mjediset e jashtme. Policia shoqeroi nje numer te madh personash, kryesisht personel i lokalit dhe te rinj te zones, per t'i marre ne pyetje ne ambientet e Komisariatit te Policise se Durresit. Nga deshmite e tyre, policia mesoi se grindja midis viktimes dhe disa te rinjve ka ndodhur per motive te dobeta, ndersa jashte lokalit ai eshte qelluar per vdekje me thike nga nje prej tyre.

"Pas ngjarjes ata u larguan menjehere me vrap", - tregoi nje nga deshmitaret qe kishte pare skenen e krimit. Kufoma iu nenshtrua ekspertizes mjeko-ligjore per te konstatuar shkaqet e vdekjes. Burime nga ekspertet e Morgut te spitalit rajonal te Durresit konfirmuan se viktima kishte nje plage te lehte e te parrezikshme ne koke, ndersa nje mjet i forte preres e ka care ne pjesen e majte te kraharorit, duke i prekur zemren. "Ka qene pikerisht kjo plage e thelle qe i ka shkaktuar vdekjen e menjehershme", - tha nje prej mjekeve qe ekzaminuan kufomen.

Nderkohe mesohet se policia e Durresit ka identifikuar te rinjte qe u perfshine ne grindje, pa specifikuar ende se cili prej tyre i nguli thiken ne zemer 20-vjecarit. Ata jane shpallur "persona ne kerkim", por emrat e tyre nuk behen te ditur per arsye te sekretit hetimor. Uniformat blu kane bere disa kontrolle ne shtepi te zones, ndersa kane ngritur postblloqe ne rruget kryesore dhe pikat hyrese e dalese te zones se plazhit.

Deshmitari

Nje nga deshmitaret qe kishte pare skenen e krimit ka treguar per hetuesit, pak pas ngjarjes, se i riu ishte grindur me disa persona brenda bar-restorant "Vellezerit Doko" e me pas kishte dale me ta per t'u sqaruar ne mjediset e jashtme. "Pas ngjarjes ata u larguan menjehere me vrap", - tregoi deshmitari qe u mor ne pyetje nga ekspertet e grupi hetimor.

Hetimet

Policia shoqeroi nje numer te madh personash, kryesisht personel i lokalit dhe te rinj te zones, per t'i marre ne pyetje ne ambientet e Komisariatit te Policise se Durresit. Viktima kishte nje plage te lehte e te parrezikshme ne koke, ndersa nje mjet i forte preres e ka care ne pjesen e majte te kraharorit, duke i prekur zemren. Ka qene kjo plage e thelle qe i ka shkaktuar vdekjen e menjehershme.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika