Vera e kuqe ju ben me te ri
E Hene, 21 Korrik 2008
Vera e kuqe permban nje substance, e cila mund te ndihmoje ne largimin e disa shenjave te plakjes, pohojne shkencetaret amerikane. Shkencetaret, te cilet e kane zhvilluar studimin te minjte, kane verejtur se resveratroli ngadaleson humbjen e qelizave te zemres, eshtrave dhe muskujve, po ashtu mund te pengoje formimin e katarakteve, qe shkaktojne shpesh probleme tek njerezit. Minjte, te cileve u eshte dhene resveratroli per dhjete muaj rresht, kane pasur sasi me te ulet te kolesterolit dhe funksion me te mire te zemres, ne krahasim me minjte te cilet kane marre ushqim te zakonshem. Kjo, i ka bere shkencetaret te besojne, se vera e kuqe ka ndikim shume pozitiv ne trupin e njeriut, duke e larguar plakjen. Megjithate studiuesit jane te mendimit, se perdorimi i saj duhet te behet me mase dhe kriter ne menyre, qe ky efekt pozitiv te mos kthehet ne te kundert. Sidoqofte ata po e thellojne me tej kete studim te ri.