"Nga trafiku harroj kenaqesine e plazhit"
E Hene, 21 Korrik 2008
Astriti tregon se i jane dashur ore te tera per te mberritur ne zonen e Golemit. "Trafiku i paradites eshte i tmerrshem, tregon ai per gazeten "KJ". Vecanerisht nga ora 09.00-12.00, por nuk guxoj te mendoj dot kthimin gjate orarit te drekes, ku eshte tejet i renduar. Shume keq eshte ne kthim, te iken shija e plazhit nga irritimi qe te jep trafiku. Nga ora 18.00-20.00 rruga bllokohet pothuajse teresisht dhe nuk eshte cudi te perfundosh edhe me ndonje perplasje ne rruge. Pasi askush nuk hap rruge dhe te gjithe mundohen te ecin sa me shpejt, duke mos respektuar asnje rregull te qarkullimi rrugor. Ky i fundit do te theksoja se eshte problemi me i madh i yni, jemi fare te papergjegjshem mire per veten, se ndoshta ste dhimbset, por kur shoh fugona me pasagjere qe ecin shume keq, eshte e tmerrshme"
"Policia mban situaten nen kontroll"
Igli tregon se ka ardhur ne plazh se bashku me disa shoke. Ai banon ne zonen prane Shkembit te Kavajes dhe nuk ka probleme me trafikun. "Duhet te jesh i kujdesshem kur kalon rrugen, pasi ketu ne kete periudhe te vitit dynden shofere te te gjitha racave e kombesive. Lere pastaj kembesoret, qe nuk njohin fare as edhe nje rregull ne lidhje me qarkullimin ne rrugen kryesore, apo autostraden, ato urat e kembesoreve, nuk u pelqen t'i praktikojne fare. Por ne pergjithesi policia mban situaten nen kontroll dhe nuk para ka raste aksidentesh, pervec disa ferkimeve te vogla. Fundja ato jane te paevitueshme ne gjithe kete fluks makinash qe qarkullojne ne vendit tone. Aq me teper ne sezonin e pushimeve qe vijne edhe emigrantet"
"Trafiku, nuk me ndalon dot te shijoj plazhin"
Iliri ka ardhur ne plazh me autobus nga Tirana. "Na jane dashur disa ore mes vapes per te mberritur deri ketu, por megjithate jemi te kenaqur. Nuk ke ci ben ky eshte kusuri kur ne ke makinen tende. Por mendoj se kjo nuk ma mohon dot mundesine time per ta shijuar plazhin. Une e adhuroj ate. Do te kthehem serish me autobus dhe ne kete menyre nuk ndihet as lodhja dhe as rruga e gjate. Sa per trafikun, e kam ndare mendjen, se une plazhin e bej vetem ne dite pushimi. Kjo pasi jemi nje grup shokesh qe e marrim gjithcka me humor, edhe kur vonohemi rruges fillojme e kendojme nga halli, ca nga malli, por gjithmone perfundon me shume sportivitet".
"Urbanistika le shume per te deshiruar"
Refiku tregon se ka udhetuar nga kufiri kosovar dhe deri ne zonen e plazhit me shpejtesi te ulet. "Te gjitha rruget qe kam pershkuar, edhe pse pretendohej te ishin automobilistike, ketu ne Shqiperi, ndryshe nga cdo vend tjeter qe une kam shetitur, kane probleme pervecse me gropat edhe me urbanistiken, me shpejtesine dhe me tabelat orientuese. Te gjithe shoferet ecin sipas rastit, dhe deshires se tyre, jane fare te papergjegjshem. Kemi ndaluar per te kaluar naten ne nje hotel prane Fushe-Krujes. Te nesermen ne mengjes u ngritem heret dhe mberritem ne plazh perpara se te fillonte trafiku i dendur. Ne te kundert ajrin e fresket te mengjesit per te shijuar plazhin, harroje, se te kalon ne trafik".
"Ajri i ndotur, nuk me le hap xhamat e makines"
Sadriu nuk duket i shqetesuar nga trafiku i ketyre diteve ne zonen e tejmbushur te plazhit te Durresit, qe shtrihet deri ne bregdetin e Kavajes. Pervec skalitjes se durimit per te pritur rradhen e gjate te vargut te makinave, atij duhet te duroje edhe vapen, pasi xhamat e makines duhet t'i mbaje te mbyllur. "Kudo ne zonat turistike ka probleme te tilla, por ketu ajo qe me shqeteson me shume jane rruget. Keto kane shume pluhur dhe papasterti. Nuk mban dot hapur as dritaren dhe per mua eshte problem, pasi nuk kam klimatizator ne autoveture. Eci tere rruges me xhama te mbyllur, skam te drejte zgjedhjeje, para pluhurit, me mire duroj vapen e nxehte brenda makines. ".
"Kur nisem per ne bregdet i marr parasysh te gjitha"
Sonila ngre supet kur e pyet per trafikun. "Natyrisht qe e ndiej, ndonese nuk i jap vete makines. Eshte e paevitueshme mos te prekem edhe une nga stresi i pritjes, te mendosh qe per zbatimin e nje orari te caktuar qe mund te kesh lene, nuk mund te zbatohet kurrsesi, por e kam gjetur ilacin, mbledh mendjen, trafikun nuk e zgjidh dot une. Nderkohe qe sikur tymos mjaftonte kjo, vapa ben te veten dhe nga dritaret e hapura hyn ere e nxehte dhe pluhur. Por kur nisem per ne bregdet i marr parasysh te gjitha. Ne fund te fundit, edhe sakrificat e vogla kane bukurine e vet. Por sikur te sistemoheshin paksa anet e rrugeve nuk do te ishte keq. Te pakten te mos ngrihej gjithe ai pluhur".
"Pushimet me pelqen ti bej jashte shtetit"
Dori nuk do t'ia dije fare per kushtet ne plazh. "Une vij ketu nga zori, pasi me pelqejne pushimet jashte shtetit. Edhe shpenzimet qe behen atje, pasi une kam qene, jam i bindur se ja vlen. Pishinat e Turqise jane te mrekullueshme. Ndersa ketu nuk ka kushte. Por kete vit nuk munda dot te shkoj ne Turqi dhe perfundova ne Durres. Gjithsesi po mundohem te mbaj lart moralin. Ne fund te fundit, kam ardhur per pushime. Ne pamundesi per te bere aty ku me shijon me shume, zgjedh kete alternative, per te cilen nuk mund te ankohem. Fundja asgje nuk eshte ne nivelit normale, jo per luks qe as nuk pretendohet fare. Nderkohe qe cuditerisht cmimet jane marramendese".