Velipoje-Durres, mbyten ne plazh dy persona
E Hene, 21 Korrik 2008
Nje vajze 10-vjecare e cila po kalonte pushimet e familjen e saj, eshte mbytur gjate dites se djeshme ne plazhin e Velipojes, ndersa nje tjeter person eshte mbytur ne rrethana misterioze ne Durres. Ne bregdetin e Velipojes dhe te Durresit, dy plazhe keto shume te frekuentuara, vecanerisht ne fundjave, vetem ne diten e djeshme per fat te keq jane shenuar dy viktima brenda pak oresh. Nje vajze 10-vjecare nga Shkodra ka humbur jeten ne plazhin e Velipojes, ku ishte duke kaluar pushimet me familjen. Sipas burimeve zyrtare te policise per gazeten "KJ" behet e ditur, se vajza ka qene duke lujautr fare prane bregur, por ka mjaftuar deti me dallge dhe mosvemendja e treguar e prinderve qe vogelushja brenda pak minutash te perpihet nga deti. Nuk ka vonuar shume, vetem brenda pak castesh, pushues te ndryshem, qe ndodheshin aty rastesisht i kane dhene te mitures ndihmen e pare. pas nxjerrjes ne breg personat e rastit kane bere cdo perpjekje per ta risjelle ne jete, por ne fakt ka qene e kote. Trupi i pajete i se mitures eshte derguar ne morgun e Shkodres.
Nderkohe qe ky lajm i keq ne lidhje me ata qe zgjedhin plazhin per te kaluar pushimet e tyre, eshte pasuar me nje tjeter ne plazhin e Durresit. Nje person rreth te 30-tave, ende i paidentifikuar ka humbur jeten. Nga persona qe kane qene afer tij, behet e ditur se ai eshte futur te lahej ne det, dhe eshte pare duke notuar shume larg bregut. Pak me minura me vone ai eshte gjetur i mbytur nga te tjere pushues te rastesishem ne kete plazh, te cilet lajmeruan ambulancen. Keshtu behet e ditur nga burimet e policise. Mesojme se pas nxjerrjes ne breg te trupit te pajete te personit ende te paidentifikuar, ai eshte derguar ne morgun e qytetit te Durresit. Aty viktima do t'i nenshtrohet autopsise per te mesuar shkaqet qe cuan ne vdekjen e tij, nderkohe qe policia ka nisur punen per identifikimin.
Mungojne fondet perzbatimin e projektit
Ngjarje te njepasnjeshme ne lidhje me mbytje te personave te ndryshem ne det, po ndikojne negativisht te pushuesit. Keta te funti vec te tjerash jo rrallehere e kane ngritur shqetesimin e mungeses se rojeve bregdetare ne plazhet tona. Vetem keshtu mund te nise te pakten te eliminohen personat e guximshem qe notojne jashte limiteve, qe duhet te percaktohen dhe te zbatohen me detyrim. Nderkohe shqetesimit ne fjale, qe po sjell viktima te te gjitha moshave dhe pothuajse ne cdo plazh, autoritetet vendore e perkrahin alarmin e mungeses se rojeve bregdetare, kerkese e bere cdo vit nga pushuesit ne Shqiperi. Por pergjigjia qe merret nga organet kompetente, eshte se projekti ne fjale edhe kete vit, ashtu si dhe me pare, nuk ka gjetur zbatim per shkak te mungeses se fondeve.