Aksident ne Tirane, bie makina ne Lane
E Hene, 21 Korrik 2008
TIRANE - Nje aksident ka ndodhur muzgun e djeshem ne kryeqytet. Nje makine tip "Volksvagen", ka dale nga rruga dhe ka rene ne lumin Lane. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 18:00, mbremjen e djeshme, nderkohe qe eshte shoqeruar drejtuesi i makise, qe sipas policise kishte konsumuar alkool. Aksidenti pa viktima ka ndodhur ne bulevardin "Gjergj Fishta", disa metra larg Drejtorise se Policise se Tiranes. Ne maikine udhetonin tre persona dhe asnjeri prej tyre nuk ka pesuar demtime. Sipas te dhenave te para shkaku i daljes nga rruga te makines, ka qene shpejtesia dhe humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit te mjetit. Makina pa targa ka thyer dhe nje peme si dhe nje llampe te vendosur anash rruges. Me pas ne vendin e ngjarjes kane mberritur uniformat blu, te cilat kane bere keqyrjen e vendit te ngjarjes. Efektivat e komisariatit numer 3, kane shoqeruar personin qe drejtonte makinen si dhe dy pasagjeret e tij. Gjate kontrolleve te bera, policia ka arritur ne perfundimin se aksidenti ka ndodhur per shkak te shpejtesise se madhe si dhe te sasise se konsiderueshme te alkoolit, qe kishte konsumuar shoferi. Ky nuk eshte rasti i pare qe nje makine del nga rruga dhe bie ne lum. Ne kete zone ka pasur dhe aksidente me viktima, ku te gjithe kane ndodhur si pasoje e shpejtesise se madhe. Policia rrugore, keto dite ka nisur dhe vendosjen e radareve ne rruget e kryeqytetit, per shkak se makinat levizin me shpejtesi te madhe ne rruge ku nuk lejohet me shume se 20 deri ne 40 kilometra. Disa here makinat me shpejtesi kane aksidentuar kembesore ne rruge, ku ka pasur dhe vdekje apo plagosje te renda.