PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Xhelozia, i dashuri plagos me tre thika ne trup te dashures se tij


E Hene, 21 Korrik 2008

TIRANE - Xhelozia e tepert ka bere qe nje te ri qe te qelloje te dashuren e tij tre here me thike. Blerim Muharremi 26 vjec, eshte arrestuar nga uniformat blu te kryeqytetit pasi akuzohet se ne tre goditje thike ka plagosur te dashuren e tij, Fatime Gashin, 20 vjece. Ngjarja e rende ka ndodhur ne oren 02:00, duke gdhire dita e djeshme ne lagjen e Kombinatit, ne Tirane. Forcat e policise te njoftuara nga spitali Ushtarak, ku ishte derguar e plagosura kane shkuar ne vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe kane nisur hetimet e para. Burimet e policise kane bere te ditur, se cifti i ri, ka qene se bashku per disa ore. Por djali, ka dyshuar tek e dashura e tij. Mes tyre kishte nisur nje debat ne lidhje me besimin e ndersjellte mes tyre. Dhe pse ne fillim ka qene vetem nje zenke mes te dashuruarish, ne oret e vona te dites se shtune sherri eshte bere serioz mes tyre. Me fjale te ndryshme, ata jane zene deri nga ora 02:00, e mengjesit. Ne kete ore, Muharremi ka nxjerre nje thike duke e qelluar tre here vajzen me te cilen kishte planifikuar te kalonte jeten.

E reja, qe sipas policise, eshte 20 vjece, ka marre disa plage, ne pjesen e stomakut dhe ne krah. Gashi eshte derguar menjehere ne drejtim te Spitalit Ushtarak, ku eshte vene nen kujdesin e mjekeve, te cilet kane nderhyre ne plage duke u munduar qe te ndalonin rrjedhjet e gjakut. Nderkohe qe eshte njoftuar dhe policia. Identifikimi i autorit nuk ka qene i veshtire teksa e reja ka mundur te thote emrin e personit qe kishte nje lidhje dashurore dhe e kishte plagosur. Kaq ka mjaftuar qe specialistet e krimit pas nje pune te shpejte hetimore, te mundin te lokalizojne vendndodhjen e Muharremit si dhe te bejne te mundur ne oret e para te mengjesit te djeshem kapjen e tij. Sipas te dhenave policore, 26-vjecari eshte marre ne pyetje ne ambientet e komisariatit numer 6, ku dhe ka treguar motivin e krimit. Sipas te dhenave te para, mesohet se dyshimet se e dashura e tij e tradhtonte me nje tjeter person, e kane shtyre ate ta qelloje me thike. Deklarimet e tij jane mbajtur ne procesverbalet e policise, nderkohe qe ndaj 26-vjecariot Muharremi eshte marre masa e arrestit me akuzen e "plagosjes se rende me dashje". A. Cena




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika