PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Arrestohet shqiptari, blinte gra ruse dhe i shfrytezonte si prostituta


E Hene, 21 Korrik 2008

ROME - Policia italiane ka vene ne pranga nje emigrant shqiptar, i cili blinte gra ruse e me pas i shfrytezonte neper rruget e qyteteve te ndryshme per prostitucion. Lajmi eshte bere publik nje dite me pare nga mediet italiane, sipas te cilave i arrestuari quhet Mirdash Ndreu, 32-vjec, dhe kishte disa vite qe jetonte ne shtetin italian me dokumentet te rregullta. "Mbi kete person rendon akuzuar e sekuestrimit te personit per shfrytezim prostitucioni, kercenim dhe demtime ndaj dy grave ruse, njera 40 dhe tjetra 30 vjece"- kane bere te ditura burimet zyrtare te policise, te cituara nga mediet italiane. Uniformat blu te pertej Adriatikut kane arritur te zbulonin zonen ku ndodheshin dy grate ruse pas disa kohe vezhgimesh dhe pas njoftimit qe kishte marre se ato ishin te detyruara me force te prostituonin.

Shfrytezuesi i fundit, sipas policise ishte pikerisht Ndreu. Mesohet se ai i kishte blere grate per rreth 3 mije euro. Policia kishte zbuluar se ne lagjen "Ponticelli", te kryeqytetit italian, Roma, kishte disa vajza qe ishin blere qe te dilnin ne rruge qe te shisnin trupin e tyre, te detyruara. Nga hetimet doli se grate ishin shfrytezuar edhe me pare per te njejtin qellim, nga persona te tjere. Policia italiane tha se kane qene disa informacione te marra fillimisht ne rruge operative qe kane bere qe te fillonin hetimet. Dy ruset kishin ardhur prej disa vitesh ne Itali dhe ishin perdorur si prostituta nga grupe te ndryshme kriminale. Kohet e fundit ato ishin blere nga shqiptari 32-vjecar, qe i kishte nxjerre ne rruge qe te prostituonin. Hetimet vijojne, nderkohe qe shqiptari eshte shoqeruar ne burg, ne pritje te seances gjyqesore ne ngarkim te tij.

Akuzat e ngritura ndaj shqiptarit Ndreu

Policia italiane ka bere te ditur se, jane disa akuza qe u ngriten ndaj Mirdash Ndreut, te arrestuar gjate dites se djeshme. Sipas uniformave blu, 32-vjecari akuzohet per "shfrytezim te femrave per qellime prostitucioni", "dhune", "mbajtje nen skllaveri te njerezve". Policia tha se i arrestuari i rrihte dhe i kercenonte dy grate, duke i kercenuar dhe me nje thike, ne menyre qe te mos flisnin.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika