PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Vasil Valera: Zbulueshmeria e veprave penale ka qene ne masen 98.07


E Hene, 21 Korrik 2008

Gjirokaster - Gjate 6 muajve te pare te ketij viti operacionet e policise ne piken kufitare kane qene shume te shpeshta. Aksionet e ndryshme te nderrmare nga uniformat blu kane bere qe te bien ne pranga nje numer i konsiderushem personash. Nga burimet e policise behet e ditur se gjate kesaj periudhe jane kapur ne tentative per te hyre ilegalisht ne token greke nga Policia Kufitare jane bllokuar 1 538 klandestine si dhe 4 automjete. Nga ana e Sektorit te Sherbimeve Operacionale ne Drejtorine Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster behet e ditur se jane evidentuar 96 vepra penale, me 95 autore, nga te cilet 83, prej tyre ndiqen ne gjendje te lire dhe 11 prej tyre jane arrestuar ne flagrance. Sipas Drejtorit Rajonal te Kufirit dhe Migracionit ne Gjirokaster, Vasil Valera, zbulueshmeria e veprave penale ka qene ne masen 98.07 te veprave te ndodhura. Mes tyre 12 vepra penale kane qene per "Falsifikim te vulave, stampave apo formulareve. Me tej theksohet nga burimet zyrtare te policise 3 vepra penale kane qene per "Dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit", 70 vepra penale per "Kalim te paligjshem te kufirit shteteror", 9 vepra penale per "Trafikim te lendeve narkotike". Ne keto operacione jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale 22.7 kg. lende narkotike e llojit Heroine, 300 gr lende narkotike e llojit kokaine dhe 251.3 kg 1ende narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Gjithashtu aksionet e ndryshme kane arritur te zbulojne nje veper penale per "Mosdeklarim te parave ne kufi", ku jane kapur ne flagrance dy shtetas greke, te cilet tentuan kalimin e nje shume prej 450.000 Euro, pa bere me pare deklarimin e tyre dhe 1 veper penale per "Trafikim te qenieve njerezore ".

Sipas Valeres, gjate ketij 6-mujori ne kufirin e gjelbert eshte bere e mundur kapja e 15 personave ne kerkim per te cilet ka patur nje urdher kerkimi policor dhe urdher ndalimi nga Prokurorite e Rretheve, eshte bere parandalimi i vepres penale te kalimit te paligjshem te kufirit ne menyre te organizuar si rezultat i disa kapjeve te grupe njerezish te perbere prej 15-25 vetash. Gjate intervistimit te shtetasve te kthyer eshte bere e mundur kapja e 3 personave per dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit.

Blerim Kore


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika