PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Nga 1 gushti, masa drastike per kalimin klandestinet


E Hene, 21 Korrik 2008

Gjirokaster - Drejtuesi i Policise se Epirit ne shtetin fqinj Greqi, Athanasios Paleopanos shpjegon ne detaje punen e policise greke ne kufirin me Shqiperine, ne intervisten e meposhtme, dhene per gazeten "KJ"

Zoti Paleopanos, cili eshte niveli i bashkepunimit qe ju keni me Policine e Gjirokastres?

Krimi nuk njeh kufij. Per kete arsye te dyja policite e rajoneve kufitare bashkepunojne ne menyre te ngushte per luften kunder krimit. Pas takimit te dy drejtuesve te policive analoge shqiptare dhe greke, Prenci dhe Dhimoiskaqi udhezimet e tyre jane qe bashkepunimi te kryhet ne menyre sa me te mire dhe sa me te plote ne te gjitha nivelet.

Cili eshte opinioni juaj per punen e policise shqiptare ne keto operacione?

Se fundi ne periudhen 16-19 korrik 2008 ne kemi realizuar nje operacion te perbashket me koleget e Gjirokastres per goditjen e trafiqeve te ndryshme ne zonen kufitare". Gjate ketij operacioni konstatuam se ne vende dhe rajone, ne te cilat edhe policia shqiptare ka marre masa me efektiva te perforcuar, eshte ulur ndjeshem hyrja e klandestineve prane zonave kufitare, ndersa ne zonat ku pala shqiptare per arsye objektive, te mungeses se efektivave nuk ka mundur te marre masa, eshte vene re qe ne token greke ka patur nje fluks me te madh te hyrjeve te klandestineve. Kjo tregon se edhe kur deshira dhe mundesia e pales shqiptare te arrije ne nivele edhe me te larta rezultatet sigurisht do jene me te mira

Cfare masash po merr policia greke per te perballuar pa probleme fluksin e emigranteve?

Ne pikat doganore dhe kufitare mes Shqiperise dhe Greqise po behen te gjitha perpjekjet dhe po merren te gjitha masat qe levizja e emigranteve te jete me sa me pak probleme. Nga data 1 gusht 2008 deri ne fund te pushimeve nga ana e policise greke do te merren masa me te medha, shume me drastike. Duke pare fluksin e madh te kalimit te klandestineve midis dy vendeve ne do bejme perpjekje qe ne sportelet e hyrjeve dhe daljeve, oraret e pritjes te ulen ne menyre sa me te ndjeshme.

Cfare do t'u sugjeronit emigranteve per te shmangur oret e pritjes

ne doganat kufitare?

Ne kete drejtim kam nje propozim. Per sa e dine qe kjo periudhe eshte e renduar dhe do te na vijne shume qytetare per te kaluar ne keto pika, le te zgjedhin edhe pikat e tjera kufitare si ajo e Tri Urave (Permet), Qafe Botes (Sarande), si per hyrjen ne Shqiperi, ashtu edhe per kthimin ne Greqi. Nga ana jone i eshte dhene sugjerim komandantit te Kakavijes greke, qe kur ka problem te rritjes se fluksit te kalimit te emigranteve te rritet numri i sporteleve dhe efektivave te kontrolloreve greke, me qellim zvogelimin e kohes se pritjes se emigranteve.

Intervistoi: Blerim Kore


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika