PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Vlore, 26 familje ne qiell te hapur


E Diele, 20 Korrik 2008

Vlore - Prej tri ditesh, anetaret e 26 familjeve te strehuar ne kabinat njekateshe te plazhit te vjeter ne Vlore flene ne qiell te hapur. Pas prishjes se godinave nga bashkia e qytetit, te gjithe anetaret e ketyre familjeve shtyjne ditet dhe nenet jashte, pa asnje strehe, te favorizuar vetem nga moti i ngrohte i ketyre diteve. Para prishjes se vendstrehimit te tyre, ne kabinat e plazhit te vjeter Vlore, u ishte premtuar nga bashkia se per ta do te gjendeshin banesa te tjera, apo godina ku do te mund te fusnin koken, por nuk eshte bere asgje. Ndaj dhe shkaterrimi i godinave njekateshe te plazhit nga bashkia per te realizuar projektin e rehabilitimit te plazhit te vjeter, per 26 familjet ishte fatale. Keshtu, prej tri ditesh, anetaret e ketyre familjeve me te gjitha orendite shtepiake, qe kishin ne ish-godinat e plazhit, vazhdojne te qendrojne jashte. Femije, pleq, burra e gra kryejne te gjitha nevojat e nje familjeje ne qiell te hapur dhe nuk kane asnje shprese per strehim se ku te fusin koken e vendosin gjerat e tyre. Ne kabinat e prishura nga bashkia, ishin strehuar pergjithesisht kategori te ndryshme te pastrehesh, te cilet nuk kishin gjetur asnje vend tjeter per te banuar. Ata u sistemuan ne keto kabina kundrejt nje qiraje minimale mujore qe ja jepnin bashkise se qytetit turistik. Pjesa me e madhe e ketyre banoreve, qe tashme jane ne dore te fatit, jane ekstremist te varfer dhe nuk kane asnje mundesi se ku te strehohen tjeter, pasi nuk mund te perballojne qirate e banesave sipas cmimeve te tregut. Ndonese nje pjese prej tyre zoterojne dokumente per te perfituar strehim nga shteti, per ta zgjidhje nuk eshte dhene nga bashkia. Banoret e ketyre familjeve vazhdojne te shpresojne ne gjetjen e nje rrugezgjidhjeje per ta nga shteti, ashtu sic iu premtua ne fillim, para prishjes se vendstrehimit te tyre, qe ishin godinat njekateshe te plazhit te vjeter ne Vlore. Nuk dihet ende se sa mund te rezistojne ne te tilla kushte anetaret e 26 familjeve te pastreha, qe u debuan nga godinat, por asnje prej tyre nuk pranon te levize nga zona per t'u strehuar diku tjeter, per shkak te mungeses se kushteve financiare.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika