Trafik i renduar tek Ura e Bunes
E Diele, 20 Korrik 2008
Shkoder - Per shkodranet, qyteti nis e mbaron tek Ura e Bunes. Nje nga pikat e referimit te qytetit me te madh verior perjeton dite ankthi per t'u kapercyer nga njera ane ne tjetren. Pjesa qe ndan Shkodren ne dy bote eshte ndoshta vendi qe nervozon, por edhe mund te shkaktoje sherre dhe konflikte nga me te ndryshmet.
Ne kete aks rrugor eshte nje levizje e tejzgjatur makinash dhe automjetesh nga me te ndryshmet, qe presin te kalojne pertej ures, per te shkuar ne nje nga dy anet e preferuara, ne Shiroke a Zogaj, por edhe ne Muriqan a Zues.
Nderkohe, Drejtoria e Policise se Shkodres, nuk jep asnje deklarate zyrtare ne lidhje me trafikun e renduar qe vuajne kalimtaret e kesaj ure. Se pari, uniformat blu duhet te sigurojne mbarevajtjen e kalimit te automjeteve dhe te kembesoreve ne kete segment. Nga ana tjeter, Ura e Bunes nuk mund te kalohet nga makinat e tonazhit te rende, pasi nuk ka ndonje siguri. Por, duket se ky eshte nje nga shqetesimet me te pakta te bluve te Shkodres. Nderkohe qe, burime nga kjo drejtori kane bere te ditur se e gjithe kjo justifikohet me numrin e pakte te efektivave te policise rrugore. "Ne sezonin e veres, nje pjese e mire e efektivave jane te perqendruara ne Velipoje, si pasoje e pushuesve te shumte qe vijne ne kete zone. Pjesa tjeter duhet te disiplinoje trafikun e renduar ne qytet", eshte shprehur per gazeten "KJ", drejtori i bluve te Shkodres. Ura e Bunes qe ndodhet pikerisht ne vendin ku bashkohen Drini me Bunen, sherben per te kaluar nga qyteti ne drejtim te Shirokes ose Zogaj. Ashtu si po te kalosh ne krahun e djathte te saj ose ne Zues, Oblike dhe Muriqan per te kaluar me pas pertej kufirit shqiptaro-malazez, qe eshte vetem 13 km larg prej ketu. E nga ana dalese eshte e kunderta nga Shiroka dhe Zogaj dhe nga Oblika, Muriqani dhe Zuesi --------be drejtim te qytetit. Jane disa dhjetera lokale te mrekullueshme ne te dy anet qe nisin vetem rreth 500 metra larg ures dhe vazhdojne deri ne largesine 4 km.