PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Trafiku i armeve me Maqedonine, braktiset canta me fisheke


E Diele, 20 Korrik 2008

Policia shqiptare dhe ajo maqedonase jane vene ne kerkim te nje personi, i cili ka braktisur nje cante plot me fisheke ne piken kufitare te Rajces, prane "Piramides 41".

Duke u zbuluar keshtu nje nga rastet e trafikut te armeve me Maqedonine.

Rreth ores 18 te pasdites, posta kufitare e Rajces ka dalluar prane "Piramides 41", ne vijen kufitare me Maqedonine, nje person te dyshimte. Nga burimet zyrtare te policise kufitare behet e ditur se ky person eshte pare nga forcat e policise, nderkohe qe ai ka qene duke kaluar kufirin me nje cante te madhe mbi shpine. Policet jane vene menjehere ne ndjeke te personit, i kane thene te ndaloje, por ai ka shfrytezuar terrenin dhe ka kaluar ne token maqedonase, duke e braktisur canten. Ne momentin qe forcat e policise kufitare kane marre canten e braktisur, kane pare aty nje sasi te konsiderueshme fishekesh dhe pistolete te tipit TT. Dhe kane njoftuar departamentin e hetimit te krimit ne departamentin e kufirit te krimit ne kufi, si dhe policine kriminale. Aty ka mberritur nje grup ekspertesh, qe kane marre gjurmet e gishtave ne cante per te identifikuar personin qe e ka braktisur ate. Nga policia kufitare konfirmohet se ata kane kontaktuar edhe me homologet kufitare te Maqedonise, te cilet jane vene ne ndjekje te personit qe ka kaluar ne menyre klandestine kufirin. Kjo eshte nga rastet e pakte per kete vit qe jane konstatuar kalime te tilla te paligjshme te kufirit me canta shpine dhe me municion.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika