"Beogradi eshte vetembyllur ne kafaz"
E Hene, 21 Korrik 2008
Deklarata, nga perfaqesuesi i Departamentit amerikan te Shtetit, Daniel Frid
UASHINGTON - Perfaqesuesi i Departamentit amerikan te Shtetit, Daniel Frid, ka deklaruar se Serbia nuk guxon te izolohet, nese synon integrimin ne Bashkimin Evropian. Frid i tha dje, Zerit te Amerikes, se shteti serb e ka te ardhmen ne duart e veta, duke potencuar se Serbia mund te izolohet dhe te qendroje e vetmuar per shkak se nuk mund ta kthej Kosoven. Ne te kunderten, Serbia mund te marre vendim per t'iu bashkuar Evropes dhe se e vetmja rruge qe Serbia dhe Kosova te jene ne te njejten shtepi politike, eshte shtepia e perbashket evropiane, ka deklaruar Frid.
Diplomati amerikan nuk ka dashur direkt te deklarohet nese Serbia duhet ta pranoje pavaresine e Kosoves, ne kembim te anetaresimit ne BE, mirepo ai ka potencuar se ne ate moment, kur Serbia i afrohet BE-se, kjo pyetje do te duhej te ishte e zgjidhur. Frid ka paralajmeruar se udheheqesit institucional ne Beograd duhet te distancohen nga grupet kriminale dhe te tjeret, te cilet deshirojne te shkaktojne dhune ne Kosove.
Duke komentuar deklaraten e shefit te diplomacise ruse, Sergej Lavrov, qe Moska do ta perkrahe iniciativen e Serbise qe Gjykata Nderkombetare e te Drejtes, te marr vendim lidhur me legalitetin e pavaresise se Kosoves, Frid ka thene se iniciativat e ketilla nuk jane ne interes te Serbise. Kjo iniciative, sipas diplomatit Frid, konfronton Serbine me 2/3 e Bashkimit Evropian dhe nuk eshte ne favor te Serbise. Shteti Serb, duhet ta gjeje rrugen e ardhmerise, e jo te mbahet nga e kaluara. "Shpresoj qe Serbia do t'i shfrytezoje te gjitha rruget per t'iu afruar Evropes dhe te mos mbyllet ne kafazin te cilin vete e ka ndertuar", - ka perfunduar Frid.