Perfitonin 3500 euro per personat qe kalonin kufirin
E Diele, 20 Korrik 2008
Vlore - Policia e Vlores ka prangosur dy persona te cilet akuzohen per vepren penale te dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit. Gladiol dhe Gerald Metushi, 31 dhe 21 vjec, te dy lindur ne Vlore e banues ne Sarande, jane vene ne pranga gjate dites se djeshme rreth ores 10:00. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policise se Vlores, dy te arrestuarit mbaheshin nen hetim prej disa kohesh. Ndersa operacioni i koduar "Igumenica", ka mundur te kape dy shtetasit, te cilet dyshoheshin se jepnin ndihme per trafik klandestinesh, nga shteti grek ne kufirin tokesor, e me destinacion final shtetin italian. Nga burimet zyrtare te policise behet e ditur se Gledion dhe Gerald Metushi, operonin nga qyteti i Vlores, ku gjenin dhe klientet e tyre dhe me tej i transportonin ata ne Igumenice, te shtetit grek, ku klandestinet prisnin per t'u transportuar ne drejtim te Italise. Mesohet se pagesa qe kerkonin per cdo person qe ndihmonin ne kalimin e paligjshem te kufirit ishte 3500 euro. Ata perdornin dokumente te falsifikuara si karta identiteti italiane, apo edhe leje qendrimi italiane, sende keto te sekuestruara me cilesine e proves materiale nga ana e policise.
Policia prej disa muajsh i ka mbajtur keta nen hetim, ndersa vetem paraditen e djeshme eshte bere i mundur arrestimi i tyre. Ata tashme jane ne dhomat e paraburgimit, ku do te presin gjykimin per vepren penale te dhenies ndihme ne kalimin e paligjshem te kufirit, dhe trafik klandestinesh. Materialet per ceshtjen i kane kaluar Prokurorise se rrethit gjyqesor te Vlores per hetime te metejshme.
Ornela Hila