Prifti, 500 euro per te kaluar klandestinet
E Diele, 20 Korrik 2008
Xhemil Beharaj
Nje prift arrestohet per korrupsion dhe trafik te paligjshem klandestinesh. Mihal Shuli, prifti i fshatit Karavasta, ne komunen Rremas, perfundoi dje ne pranga nga policia, pasi nje survejimi disamujor te tij se prej kohesh mundesonte kalimin e paligjshem te personave drejt Italise dhe Greqise. Arrestimin e priftit Shuli e vertetuan dje burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Fierit. Keto burime u shprehen se prifti, ne kembim te 2000 eurove, mundesonte kalimin e kufirit ne menyre te paligjshme. Mihal Shuli merrte 500 euro, pasi i strehonte, i mbante me ushqim. Shuma tjeter prej 1500 eurosh ndahej mes pjesetareve te tjere te grupit, qe kryenin punen deri ne kufi ku kalonin klandestinet. Rolin e priftit ne kalimin e paligjshem te klandestineve e pohojne dhe banoret e zones. Llazari nje burre rreth 55 vjec, banor i fshatit, pohoi per gazeten se prej 6-muajsh ambientet e kishes populloheshin. "Ishin fytyra te papara ndonjehere ne fshat. Ne habiteshim, c'ne keta njerez ne fshat e bejne shoqeri me at Mihalin, por prape mendonim se mos per ndonje pune, miqesi. Ku na shkonte mendja se at Mihali merrej edhe me refugjate", tha Llazari. Po keshtu dhe Kostandini, nje burre rreth te 45-ve pohoi te njejten gje. "Habiteshim se kisha popullohej jo vetem paradite, kur kishte mesha, por edhe pasditeve, ata flinin edhe ne ambientet e saj per dite te tera", u shpreh ai. Sipas banoreve te fshatit Karavasta, mesohet se prifti, pasi gjente persona nga zona, qe donin qe te shkonin ne Itali ose Greqi, me dokumente false, kalim te paligjshem te kufirit, ai i strehonte ne kishe per 3-4 dite, derisa beheshin disa vete dhe njoftonte bashkepunetoret e tij. Me pas, ata vinin me automjete ne dalje te fshatit, ku i prisnin personat qe donin te kalonin kufirin ne menyre te kunderligjshme dhe niseshin per ne udhetim. Per cdo person, drejtuesit e grupit benin pazar deri ne 2000 euro, ku 500 euro per cdo person qe mberrinte ne "destinacion", i takonin priftit. Per at Mihalin, banoret u shprehen se ai ka qene njeri korrekt, madje dhe se i ka ndihmuar ata qe kane qene keq ekonomikisht, apo kur kane pasur ndonje problem. Ndaj dhe u habiten kur moren vesh se ishte pleksur me grupe qe kerkonin te kalonin kufirin ne menyre te paligjshme.
4 dite i strehonte ne Kishe At Mihal Shuli personat qe kerkonin te kalonin ne menyre te paligjshme kufirin per ne Itali apo Greqi. Ai i strehonte, derisa beheshin disa vete dhe njoftonte bashkepunetoret e tij.
500 euro perfitonte at Mihali nga personat qe i strehonte ne kishe dhe me pas i pergatiste per ti kaluar ne menyre te paligjshme nga kufiri shqiptar. Pjesen tjeter, 1500 euro e shperndante tek bashkepunetoret
Banoret u shprehen se ai ka qene njeri korrekt, madje dhe se i ka ndihmuar ata qe kane qene keq ekonomikisht, apo kur kane pasur ndonje problem. Ndaj dhe u habiten kur moren vesh se ishte pleksur me grupe qe kerkonin te kalonin kufirin ne menyre te paligjshme.