 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Zjarri shenon viktimen e pare
E Shtune, 19 Korrik 2008
GJIROKASTER - Shenohet viktima e pare e flakeve te rena keto dite. Ne oret e vona te ditesh se djeshme eshte gjetur i vdekur nje 80-vjecar Vllaho-Goranxi, te Komunes se Dropullit. Grigor Baxho eshte gjetur nga te afermit. Ne fshatin ku jetonte viktima kishte rene zjarr gjate pasdites se djeshme, qe ka bere qe forca te shumta policie te niseshin ne drejtim te vendit te ngjarjes. Zjarri, sipas burimeve, kishte nisur pikerisht nga bahcja e viktimes. Ai eshte gjetur i vdekur nga forcat e policise se Gjirokastres, te cilat ishin duke e kerkuar si shkaktarin e ketij zjarri. Policia beri te ditur pas hetimeve se, 80-vjecari Baxho, para se te shfaqej vatra e zjarrit, ka qene duke kullotur bagetite i vetem te bahcja e tij, ku ka qene dhe fillimi i vatres se flakeve. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky person ishte pires i rregullt i duhanit dhe shkaku i renies se zjarrit mund te jete nga renia e cigares dhe per shkak te moshes se thyer. Por, gjate dites se djeshme, ka pasur dhe vatra te tjera zjarri. Tete te tilla jane shfaqur vetem ne rrethin e Vlores, ku policia dhe zjarrfikesit kane mundur t'i shuajne pa probleme. Gjithashtu, flake ka pasur dhe ne Mallakaster, ku policia ka vene ne pranga dhe zjarrvenesin.
NGJARJA
Mbremjen e djeshme ne rrethin e Gjirokastres eshte shenuar viktima e pare e zjarreve te veres. Nje 80-vjecar, banor i zones se Dropullit, ka humbur jeten si shkak i flakeve. Sipas burimeve zyrtare te Drejtorise se Policise se Gjirokastres, "pasdite ne Sallen Operative ka ardhur nje telefonate me subjektin se, ne fshatin Vllaho-Goranxi, te Komunes Dropulli i Poshtem, ka rene zjarr dhe rrezikohen banesat e ketij fshati". Menjehere ne drejtim te vendngjarjes ka shkuar grupi hetimor, forca te shumta policie dhe nje mjet zjarrfikes, per te bere te mundur izolimin dhe shuarjen e plote te flakeve, si dhe gjetjen e autorit te zjarrit. Me te mberritur ne vendin ku kishin rene flaket, nga ana e policise eshte bere evakuimi i banoreve te banesave qe rrezikoheshin nga zjarri. Nderkohe efektivave te policise, zjarrfikesve dhe banoreve te zones iu eshte dashur tri ore lufte me flaket per t'i shuar ato. "Nderkohe ne mundem te shpetonim edhe disa banesa, qe rrezikoheshin nga flaket", kane bere te ditur mbreme pjesemarresit ne kete operacion.
ZJARRI
Nga deklarimet e marra nga banoret e ketij fshati, eshte arritur ne perfundimin se zjarri kishte nisur nga bahcja e Grigor Baxhos, 80 vjec, banor i ketij fshati. Si pasoje e eres se forte, zjarri eshte perhapur me shpejtesi ne nje siperfaqeje te madhe. "Pas deklarimeve te mara ne lidhje me dyshimet e banoreve ne nisem te kerkonim ne mjediset e fshatit per gjetjen e 80-vjecarit Grigor Baxho, si autor te mundshem te venies se zjarrit", ka bere te ditur mbreme zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai.
Por, rreth ores 21:30, inspektoret e Policise se Rendit te Komisariatit te Policise Gjirokaster gjate kerkimeve per 80-vjecarin Baxho, kane konstatuar se ne bahcen e tij, ku ka nisur zjarri, eshte gjetur i vdekur 80-vjecari Baxho, i djegur nga zjarri. Sipas burimeve policore ai ishte i semure, pasi vuante nga syte dhe nuk degjonte mire.
Nga hetimet e para te kryera nga uniformat blu te Gjirokastres eshte arritur ne perfundimin se viktima, ka qene duke kullotur bagetite i vetem te bahcja e tij para se te dilnin flaket e para qe t'i merrni jeten dhe te rrezikonin disa banesa. Ne kete vend duket se ka qene dhe fillimi i vatres se zjarrit, qe me pas eshte perhapur me shpejtesi ne zonat e tjera, duke rrezikuar dhe jeten e banoreve. Gjithashtu nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky person ishte nje pires i rregullt i duhanit dhe shkaku i renies se zjarrit mund te jete nga pakujdesia si dhe per shkak te moshes se thyer. Nje nga shkaqet besohet te jete dhe defektet qe ai kishte me shikimin si dhe degjimin e kufizuar gje qe nuk e ka lejuar qe te largohej nga vatra e flakeve. Pikerisht pas kesaj gjeje, ai eshte djegur nga zjarri, duke humbur dhe jeten. Burimet nga policia lokale kane bere te ditur se ne bashkepunim dhe me institucionin e akuzes jane duke bere hetime te tjera, per dokumentimin e plote te kesaj ngjarjeje.
Blerim Kore
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Masakrohet deri ne vdekje nje 27-vjecar
- "Babai, i dehur kur e prangosen"
- Trafiku, tre efektiva dhe nje prift ne pranga
- Prifti, 500 euro per te kaluar klandestinet
- Perfitonin 3500 euro per personat qe kalonin kufirin
- Ish-kryegjyqtari, Bujar Musta, padit vartesen e tij
- Nderron jete Prefekti i lezhes
- Trafiku i armeve me Maqedonine, braktiset canta me fisheke
- Aksident, vdes 60-vjecari me motociklete
- Trafik i renduar tek Ura e Bunes
- Vlore, 26 familje ne qiell te hapur
- Rexhepaj, asgjesohen 150 rrenje kanabis
- Gjykata le ne burg, zjarrvenesit
- Kukes, i mituri i ve flaken pyllit, digjen 2 ha
- Perplasja, plagosen Agim Qirjaqi, Kastriot Caushaj dhe Petrit Malasi
|
|