PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kryekomunari grabiti dymije metra toke


E Shtune, 19 Korrik 2008

BERAT - Prokuroria e Beratit, qe ka bere hetimet ndaj kryetarit te Komunes se Perondise, ne Kucove, ka zbardhur skemen e falsifikimit te dokumenteve per te marre prona. Burime nga grupi i hetimit kane bere te ditur se Ramiz Oboni, me detyre kryekomunar, kishte falsifikuar dokumentet perreth 2 mije metra katrore toke, qe mesohet t'i kete pervetesuar ne menyre te paligjshme. Institucioni i akuzes ne Berat ka bere publike nje dite me pare nje sere shkeljesh nga ana e kreut te komunes gjate procesit te ndarjes se tokave ne kete komune, ku Oboni ka qene ne cilesine e kryetarit te komisionit te kthimit te tokave. Burime nga akuza bene me dije se kryekomunari ne cilesine e kryetarit te komisionit te kthimit te pronave per komunen Perondi, ku aktualisht eshte kryetar i saj i spektrit te majte, ka perfituar ne menyre te paligjshme dy siperfaqe toke. Pronat, qe ai kishte perfituar, kane qene 1 mije metra katrore toke are ne fshatin Perondi dhe siperfaqja tjeter prej 1 mije metrash katrore toke ne fshatin Tapi, te po kesaj komune. Kreu i institucionit te akuzes ka bere te ditur dje se per procesin e ndarjes se tokave, kjo komune eshte nen hetim, pasi dyshohet se jane bere dhe shkelje te tjera gjate kesaj kohe.

DENONCIMET

Kreu i Prokurorise se Beratit ka bere te ditur se denoncimi i pare eshte bere me daten 27 maj te ketij viti, ne sektorin Kunder Krimit Financiar prane Drejtorise se Policise se Beratit. Ka qene nje banor i fshatit Tapi, qe ka shkuar dhe ka bere kallezimin per kryetarin e komunes se Perondise. A. Kallmi, banor i ketij fshati, ka treguar se gjate procesit per pajisjen me dokumentacion te prones se tij ka pare se rreth 1 mije metra katrore toke are, nuk ishte perfshire ne harte, ndonese siperfaqen e tokes e kish perfituar nga ndarja e tokes ne vitin 1991. Pas dyshimeve se siperfaqja e tokes ishe regjistruar ne emrin e kreut aktual te komunes, Kallmi ka ngritur akuzen ndaj ish-anetareve te komisionit te kthimit te tokave. Me te mberritur ky denoncim, prokuroria lokale ka nisur hetimet per akuzat. Gjate hetimeve ka rezultuar se nje siperfaqe prej 430 metra katrore toke ishte regjistruar ne emrin e Ramiz Obonit. Ky i fundit, duke perfituar nga posti i kryetarit te kthimit te pronave, e kishte regjistruar siperfaqen e tokes ne emrin e tij me miratimin e anetareve te tjere te komisionit.

HETIMET

Sipas institucionit te akuzes, Ismet Kapllani, 50 vjec, banues i fshatit Tapi, kryetar komisioni ne fshatin Tapi, Selime Pire, 45 vjece, ish-anetare e komisionit te pronave ne fshatin Tapi dhe Zarif Shushari, 51 vjec, ish-anetar i komisionit te fshatit Tapi mesohet ta kene ndihmuar Obonin per te regjistruar ne emrin e tij siperfaqen prej rreth njemije metra katrore. Po ky komision mesohet te kete nderhyre dhe ne punen e komisionit te fshatit Perondi, i cili drejtohej nga vete Oboni per te perfituar nje tjeter siperfaqe toke prej njemije metra katrore. Komisioni i fshatit Tapi ka ushtruar atributin e tij jashte territorit te fshatit dhe pikerisht ne fshatin Perondi, ku ka perfituar token Oboni. Ne verifikimet e bera ne zonat kadastrale me numer 29/18 dhe 35/61, akuza ka gjetur shkelje ligjore ne dy siperfaqet e tokave te perfituara nga kryekomunari. Zonave te kadastrale mesohet se u jane bere falsifikime, c'ka mundesuar pervetesimin e tokes prej 2 mije metra katrore nga ana e Obonit. Erjona Hazizolli


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika