PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Atak ne zemer, vdes ne breg te detit 27-vjecarja shtatzene


E Shtune, 19 Korrik 2008

VLORE - Nje grua shtatzene ka humbur jeten dje ne bregdetin e Vlores, ku kishte shkuar per pushime me familjen. Sipas burimeve policore, viktima eshte 27-vjecarja Eriona Bishani, nga Elbasani, ne muajin e shtate te shtatzenise. Burimet policore kane bere te ditur se Bishani ka gjetur vdekjen si pasoje e komplikacioneve. Ajo kishte ardhur per te pushuar ne Vlore se bashku me familjaret e saj. Ngjarja ka ndodhur teksa ajo po bente plazh ne zonen e Zhironit, kur e reja ka pasur probleme kur po dilte nga deti. Menjehere ajo eshte transportuar per ne spitalin rajonal te Vlores, e shoqeruar edhe nga familjare, por, me gjithe nderhyrjet nga mjeket e repartit te urgjences, 27-vjecarja Eriona Bishani ka nderruar jete. Ajo eshte derguar ne morgun e spitalit rajonal te Vlores, ku i eshte nenshtruar ekspertizes mjekoligjore. Mesohet se 27-vjecarja ishte ne muajin e shtate te shtatzenise, ajo prej mengjesit kishte shkuar ne plazh, ndersa mendohet se ka qene qendrimi i gjate ne diell qe ka bere qe e reja te kete komplikacione kardiake. Ekspertiza mjekoligjore ka nxjerre ne pah se shkak i vdekjes se saj kane qene pikerisht nje lloj infarkti. Eriona Bishani kishte ardhur ne Vlore per te kaluar nje jave pushime, ndersa ajo nuk ka mundur t'i rezistoje diellit dhe temperaturave qe i kane dhene komplikacione per shkak edhe te shtatzenise, duke i marre keshtu jeten. Vdekja e saj ka qene per shkaqe natyrore, ndersa nuk kane figuruar ne trup shenja dhune. Trupi i pajete i te rese eshte terhequr nga morgu i spitalit te Vlores nga familjare e saj mesditen e djeshme. Ornela Hila


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika