Kredia, lihen ne burg tre te akuzuarit, dy me "arrest shtepie"
E Shtune, 19 Korrik 2008
Tirane - Ne Gjykaten e Tiranes jane shoqeruar per mase arresti kater nga pese te akuzuarit per mashtrimin me kredite. Behet fjale per shtetasit Agim Karamucaj, Rexhep Zhegu, Fatmir Kasalla dhe Brunilda Muhaj, nderkohe qe eshte marre masa ne mungese dhe eshte shpallur ne kerkim nderkombetar shtetasi Edmond Gjulani. Te akuzuarit kane mohuar akuzat e ngritura nga prokurori Gentian Osmani, ndonese ky i fundit paraqiti prova qe provonin fajesine e tyre. Per kete arsye, prokurori i kerkoi gjykates lenien ne fuqi te mases se arrestit "burg pa afat" per shtetasit Agim Karamucaj, Rexhep Zhegu e Edmond Gjulani, si dhe masen e arrestit "arrest shtepie" per shtetasit Fatmir Kasalla e Brunilda Muhaj. Pese te akuzuarit dyshohen per kryerje te nje veprimtarie te paligjshme, pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin, nepermjet mashtrimit dhe falsifikimit, merrnin kredi me dokumentacion ne emer te personave te trete, si dhe ne emer te tyre. Shuma e parave te marra, te fituara nepermjet falsifikimit te dokumentacionin, te ndihmuar nga analistja e kredise per aplikim ne marrje kredie, arrin ne vleren e 80000 eurove. Sipas hetimeve rezulton se personat ne hetim dyshohet se jane te perfshire minimalisht ne 8 raste mashtrimesh, nga te cilat kane perfituar rreth 20 milione leke te vjetra. Pese personat do te gjykohen per konsumim te veprave penale te "mashtrimit me kredi", "falsifikim te dokumenteve, nga persona qe kane per detyre t'i leshojne dhe perdorimi i tyre" dhe "korrupsion pasiv ne sektorin privat, ne bashkepunim".