PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Izolohen vatrat e zjarrit ne malin e Koretnikut


E Shtune, 19 Korrik 2008

Vazhdojne zjarret, ne Vlore gjashte vatra te reja, nje ne pranga

TIRANE - Kane vazhduar dhe dje zjarret ne vendin tone, e ne pranga ka rene nje person. Ne qytetin e Vlores, situata e zjarreve ka vijuar te jete problematike. Gjate 24 oreve te fundit, situata nuk ka qene absolutisht e qete, pasi ne gjithe rrethin jane shenuar 6 vatra zjarri, mes te cilave dy te rrezikshme. Dje jane verejtur disa vatra zjarri ne disa zona, kryesisht ne fshatrat e Vlores, qe mendohet te jene vene qellimshem nga persona ende te paidentifikuar. Gjate paradites jane shenuar tre zjarre, nje ne zonen e Babices, ne afersi te varrezave. Me pas nje tjeter zjarr eshte hasur ne malin e Shashices, ku terreni i veshtire e ka bere te pamundur nderhyrjen e zjarrfikeses dhe flaket jane shuar nga barinj te zones. Nderkohe qe ne Mallakaster, ne oret e para te dites se djeshme, policia ka vene ne pranga nje 44-vjecar per akuzen e "shkaterrimit te prones nga zjarri". Qamil Muharremaj, nga fshatin Osmenzeze te Beratit, qe rezulton te jete autor i venies se nje zjarri ne fshatin Gjerbes te Mallakastres. Edhe pse rreziku ishte i madh pas perfundimit te flakeve dhe eliminimit krejtesisht te vatrave te ndezura me pare, eshte bere i mundur menjehere evidentimi i demeve te ketij zjarri. Siperfaqja e perfshire nga flaket dhe qe konsiderohet tashme demi i vetem i ketij zjarri eshte 2 ha pyll. Nderkohe qe, ne Kukes eshte arritur te izolohet zjarri i fuqishem qe perfshiu ne oret e pasdites se djeshme zonen pyjore te Terthores ne malin e Koretnikut, ne rrethin e Kukesit.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika