PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Sherri per pasagjeret, plagoset shoferi i furgonit


E Shtune, 19 Korrik 2008

TIRANE - Zenka per pasagjeret e udhetimit nga Tirana ne Durres, per pak sa nuk eshte kthyer ne nje tragjedi mengjesin e djeshem. Dy shofere te furgonave, te linjes interurbane, kane nisur nje sherr me njeri-tjetrin per disa pasagjere. Zenka qe ka nisur me fjale ka kaluar ne nje zenke me grushte. Por me pas, nje nga shoferet, ka nxjerre nje pistolete, duke qelluar mbi kolegun e tij, Ylli Cara. Ky i fundit ka ngelur i plagosur dhe eshte derguar menjehere ne drejtim te Spitalit Ushtarak, ku eshte nen kujdesin e mjekeve. Nderkohe qe persona te tjere kane njoftuar uniformat, te cilat kane shkuar ne vendin e ngjarjes. Burime nga policia pohojne se eshte bere i mundur identifikimi i autorit, emri i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimi, ndersa kane filluar kerkimet per kapjen e tij.

Sherri me arme ka ndodhur mengjesin e djeshem, ne afersi te stacionit te trenit ne kryeqytet, kur 44-vjecari Ylli Cara eshte plagosur me pistolete, ndersa policia ka shpallur ne kerkim autorin e ngjarjes, tashme te identifikuar. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te policise se kryeqytetit, sipas te cilave, "ne oret e para te mengjesit, salla operative e Drejtorise se Policise ne Tirane, eshte njoftuar permes nje telefonate se ne stacionin e trenit eshte plagosur me arme zjarri nje person". Menjehere, ne drejtim te vendit te ngjarjes kane shkuar uniformat blu, per te sqaruar rrethanat dhe zbardhjen teresisht te kesaj ngjarjeje. Sipas deshmive te mbledhura, nga personat qe kane qene ne vendngjarje, dy shoferet jane zene per pasagjeret dhe me pas personi i shpallur ne kerkim ka nxjerre nje pistolete, duke plagosur Ylli Caran, 44 vjec. Sipas te dhenave, ai eshte plagosur ne kembe. Atij i eshte dhene ndihma e menjehershme mjekesore dhe aktualisht i plagosuri ndodhet jashte rrezikut per jeten ne Spitalin Ushtarak Tirane. Policia ka bere te ditur se eshte vene ne kerkim te autorit te plagosjes, i cili eshte larguar me makine. Per kete gje, policia ka shperndare dhe foton e tij. Artan Cena

Plagosja

Burimet e policise bene te ditur se grindja mes tyre ka filluar pas nje debati per motive te dobeta, per pasagjeret e tyre, te linjes. Uniformat blu thane sherri ka degraduar deri ne perdorimin e armeve e pasoje plagosjen e njerit prej personave qe jane perfshire ne kete ngjarje te rende.

Hetimet

Hetimet jane duke u kryer nga efektivet e seksionit Kunder Krimeve te Jetes dhe Shendetit, te cilet jane te specializuar per krimet e renda. Burime nga ky seksion kane bere te ditur se kane mbledhur deshmite e personave te ndodhur ne vendin e ngjarjes dhe kane bere gati dosjen.

2 shofere

Furgonesh jane perfshire diten e djeshme ne nje sherr, qe ka shkuar deri ne nje perplasje me arme, mengjesin e djeshem ne vendin e quajtur "Stacioni i Trenit". Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme.






Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika