PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Aksidenti ne rruge, vdes roja 45-vjecar


E Shtune, 19 Korrik 2008

TIRANE - Nje aksident me pasoje vdekjen ka ndodhur ne rrugen nacionale Tirane-Durres. Nje 45-vjecar sapo ka zbritur nga furgoni, kur eshte perplasur dhe duke u marre zvarre nga nje makine e llojit "Benz". Ngjarja ndodhi mbremjen e dy diteve me pare. Gezim Koni, qe eshte viktima e perplasjes, punonte si roje ne nje prej ndermarrjeve ne ate rruge, ka gjetur vdekjen e menjehershme. Autori i aksidentit eshte nje djale 21 vjec, i cili ka marre trupin e viktimes dhe e ka derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak, por 45-vjecari kishte nderruar jete. Shkaku i aksidentit ka qene "shkelja e rregullave te qarkullimit".

Policia mbikeqyrje elementeve kriminale

TIRANE - Policia e Tiranes ka marre masat e saj per kete sezon turistik. Burimet zyrtare kane bere te ditur se po punohet per parandalimin e veprimtarise kriminale dhe rritjen e sigurise ne vendet e pushimit, rritjen e cilesise se sherbimit policor gjate kontrollit te territorit ne Qarkun e Tiranes. Gjithashtu, krijimin e kushteve normale dhe te garancise per rend dhe siguri dhe ardhjen ne ndihme te komunitetit, per rastet qe kane nevoje. Uniformat blu jane duke punuar dhe per mbajtjen nen kontroll te personave me precedente policore dhe kapjen e personave te kerkuar nga policia.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika