PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ryshfetet per mjeket, te ndalen


E Premte, 18 Korrik 2008

Dukuria e mitmarrjes nga mjeket dhe pranimi prej tyre i parave nen dore per sherbime mjekesore qe duhet te ofrohen pa pagese ne spitalet dhe klinikat shteterore, ishte ne qender te sondazhit tjeter te "Koha Jone" online. Duke marre shkas nga arrestimi i nje mjeku-pedagog ne QSUT, "KJ" online shtroi pyetjen: "Mendoni se duhet ndalur dhenia e parave per sherbime mjekesore ne institucionet shteterore?"

Pjesa me e madhe e 440 lexuesve, qe moren pjese ne sondazh, dhane pergjigjen Po. Pergjigjen negative Jo pra te tolerimit te dhenies se ryshfeteve e dhane 21.84 per qind e pjesemarresve. Kurse pjesa tjeter prej 4.85 per qind shfaqi nje qendrim neutral ne kete sondazh.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika