Zjarret, kater te arrestuar, rrezikojne deri me 10 vjet burg
E Merkure, 16 Korrik 2008
TIRANE - Zjarret e rena ne disa prej zonave te vendit, kane cuar ne pranga dhe personat qe jane te dyshuar si pergjegjes te tyre. Nje dite me pare, Policia e Shtetit ne nje konference per shtyp deklaroi se kater persona jane vene ne pranga gjate oreve te fundit, si autore te zjarreve te rena ne Vlore dhe Fier, ndersa vepra penale qe rendon mbi ta "shkaterrim i prones me zjarr", qe parashikon denimin deri me 10 vjet heqje lirie. Gjate nje konference per shtyp, paraditen e djeshme, zedhenesi i Policise se Shtetit, Klodian Branko, tha se policia e Vlores arrestoi Qerim Cenoaliaj, 72 vjec dhe Jorgo Gjikoka, 70 vjec, nga Dukati i Vlores, te cilet akuzohen si shkaktare te zjarrit, qe dogji pjeserisht fabriken e ujit "Dukati", dy banesa, si dhe nje siperfaqe te madhe me ullinj dhe nje stalle bagetish. Zedhenesi tha se, me te njejten akuze jane arrestuar nga policia e Fierit dhe 2 persona, banore te fshatrave Shenepremte dhe te Rribanit te Mallakastres.
Fiqiret Sulzotaj, 48 vjec, sipas policise, i ka vene zjarrin nje ngastre me ferra, me qellim pastrimi. Por flaket jane perhapur me pas ne nje siperfaqe te mbjelle me ullinj, duke djegur 35 rrenje dhe rrezikuar disa shtepi. Ne prangat e policise se Fierit ka rene dhe Dine Abazaj, 58 vjec, i cili akuzohet se i ka vene flaken nje siperfaqeje prej 12 mije metrash katrore te mbjelle me pishe. Nderkohe, zedhenesi Branko konfirmoi se Policia e Fierit ka perpiluar materialet per ndjekje penale ne gjendje te lire per disa punonjes te Drejtorise se Sherbimit Pyjor ne Mallakaster per vepren penale te "shperdorimit te detyres". Sipas burimeve, ata kane neglizhuar rastet, duke shkuar me dy ore vonese ne vendin e ngjarjes. Zedhenesi tha se po punohet intensivisht per venien ne kontroll te zjarreve ne Darzeze dhe Godullas ne rrethin e Fierit.
Vlore - Demet e shkaktuara ne Orikum dhe Fushe-Dukat cilesohen te konsiderueshme nga autoritete te njesise se vendorit ne Orikum, te cilet dje kane ndjekur ne terren gjithe situaten. Ende nuk ka nje shifer te sakte te ketyre demeve, por me e rende eshte situata per dy prej familjeve ne Fushe-Dukat. Nje komision vleresimi ka qene zgjidhja e pare emergjente qe eshte ndermarre nga Bashkia e Orikumit. Nenkryetari i kesaj bashkie, Esat Imeraj, pohon se ky komision vleresimi do te marre persiper edhe gjetjen e mundesive per ndihme per familjet e pastreha. Nderkohe, pritet qe po ky komision vleresimi te jape zyrtarisht nje shifer per demtimet qe rezultuan nga zjarri ne Orikum dhe Fushe-Dukat.
Situata alarmante e dy diteve me pare, per shkak te zjarreve te rene ne shume vende te Shqiperise, ka vazhduar te jete problematike dhe dje ne zonen e Semanit ne Fier dhe Orikumit ne Vlore. Vatra te tera zjarri jane riaktivizuar, duke vene ne rrezik shtepite e banoret.