Socialisti Koci leshon thirrje per bashkim
E Premte, 11 Korrik 2008
Deputeti socialist, Petro Koci, kerkoi dje nje menyre te re per administrimin e PS-se. Madje, sipas tij, socialistet duhet te distancohen qartazi nga bashkepunimi me PD. "Percarja e PS para zgjedhjeve te vitit 2009 mund te korrigjohet vetem me nje rishikim serioz dhe te pergjegjshem te menyres se administrimit te partise dhe distancimit nga afera e 21 prillit me Sali Berishen", u shpreh Koci, lidhur me debatet me te fundit te shfaqura brenda forumeve drejtuese te PS-se. Ne po kete linje, Koci gjate prononcimit te tij vleresoi se "ne parti eshte nevoje urgjente rrezimi i murit te Berlinit qe ngriti mentaliteti i vjeter i lidershipit te partise nepermjet ndarjes "politike e re, politike e vjeter"! Gjitheperfshirja dhe bashkimi nuk mund te realizohen kur ne mbledhjet e asamblese nxiten thirrjet: kush te doje te rrije, kush te doje te iki! dhe as duke ferkuar duart kur Luan Rama largohet drejt socialisteve te LSI". Sipas tij, kryesia e partise duhet te reflektoje mbi propozimin e bere nga nje grup deputetesh ne dhjetor te vitit 2007 per thirrjen e nje kongresi reformash statutore qe bashkojne partine. " Nderkohe mbetet urgjente nevoja per distancimin e PS nga afera e 21 prillit me Sali Berishen! Kjo bashkim jo vetem PS, por edhe gjithe opoziten. Shume socialiste te vertete jane ne pritje te reflektimit te institucioneve drejtuese e vendimmarrese te partise", vuri ne dukje Koci lidhur me kete ceshtje.