PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Meta: Pas imunitetit te Mediut, duhet ai i Kryeministrit


E Premte, 11 Korrik 2008

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, zhvilloi dje disa takime me qytetare te Vlores. Ndalur ne situaten politike ne vend, Meta vuri theksin ne mungesen e shtetit ligj. "Nuk ka se si te vendoset shteti ligjor, kur behet nje rregullore ne Parlament, e cila rrezon Kushtetuten dhe qe nuk eshte nje rastesi, por eshte nje vazhdimesi e atij puci te 21 prillit mbi Kushtetuten", nenvizoi Meta. Sipas tij, kjo rregullore eshte nje perpjekje e Sali Berishes qe, ne kundershtim me Kushtetuten, t'i lidhe duart Presidentit te Republikes. Njekohesisht, kreu i LSI-se shprehu shqetesimin e tij edhe per sa i perket bashkepunimit te ngushte mes PS-PD. Gjithashtu, duke iu rikthyer edhe njehere zbardhjes te tragjedise se Gerdecit, Meta theksoi se "nuk mund te kete shtet ligjor pa zbardhjen e Gerdecit, dhe pa vendosjen e Sali Berishes perpara pergjegjesise. Dhe nuk mund te ngelet opozita me imunitetin e Mediut, po duhet kerkuar imuniteti i Saliut, i cili eshte pergjegjesi kryesor per kete tragjedi".




Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika