PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Shqiperia me e besueshme se kurre me pare"


E Premte, 11 Korrik 2008

Fatjona Mejdini

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi diten e djeshme se procesi i integrimit te Shqiperise po kalon nje periudhe te mire, per shkak te konsensusit politik qe eshte treguar ne kryerjen e nje pjese te mire te reformave. E ftuar ne tryezen e rrumbullaket "Reformat, stabiliteti dhe integrimi euroatlantik", ku merrnin pjese deputete te majte dhe te djathte, Bregu theksoi se klima ne vend ishte e mire si kurre here me pare.

"Me e rendesishme se datat eshte fakti se ky proces ka mberritur tashme ne nje faze shume te mire. Jemi ne nje klime shume me te besueshme, e cila per hir te se vertetes, s'ka qene asnjehere me pare e tille", deklaroi Bregu ne fjalen e saj, duke theksuar se ne kete klime kishte ndikuar ne menyre te vecante dhe zhvillimi ekonomik ne vend. Por, megjithekete, ministrja e Integrimit theksoi se ende nuk ka asnje date te percaktuar ne lidhje me kerkesen e Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat. Kjo, sipas Bregut, vjen per faktin se ky proces duhet te respektohet deri ne fund, si nje proces dypalesh mes vete Shqiperise dhe Bashkimit Evropian.

"Nuk ka ende asnje date per ta hedhur kete hap drejt BE-se, jo pse mungon besueshmeria, e jo pse mungojne vleresimet per reformat e qeverise, realizimi i te cilave jane kusht kryesor per pranimin ne BE, por sepse integrimi duhet te respektohet deri ne fund si nje proces dypalesh, mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian", deklaroi Bregu ne tryezen qe pati si bisede qendrore integrimin e Shqiperise. Ne kete menyre, duket se qeveria nuk do ta bej kete kerkese brenda muajit shtator, ashtu sic eshte kerkuar ne menyre te vazhdueshme nga opozita. Po keshtu, Bregu theksoi se integrimi nuk mund te shikohej vetem si nje proces i vendosur mbi data te percaktuara paraprakisht, por si nje proces cilesor qe afron vendin tone me vendet anetare te Bashkimit Evropian. Ne fjalen e saj, Bregu foli edhe per ceshtjen e vizave, duke theksuar se liberalizimi i tyre nuk lidhet ne menyre te drejte me procesin e integrimit. Nisur nga kjo, Bregu theksoi se marreveshja per lehtesimin e vizave po funksionon dhe vetem ne raste sporadike eshte shfaqur ndonje problem ne zbatimin e kesaj marreveshjeje. Nisur nga kjo, Bregu ka kerkuar mbikeqyrjen me seriozitet te procedurave te zbatimit te kesaj marreveshjeje nga strukturat perkatese te Bashkimit Evropian dhe vete ambasadat e huaja ne Shqiperi.

Liberalizimi

Marreveshja e lehtesimit te vizave ka hyre ne fuqi nga 1 janari i ketij viti, duke ulur tarifen per aplikimin per nje vize dhe duke krijuar lehtesi per nje sere kategorish. Po keshtu ka sinjale nga KE se brenda vitit te ardhshem do te kete edhe liberalizim te plote.

Tryeza deklaratat

Ben Blushi

Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi, i pranishem dje ne tryezen, ku u diskutua per integrimin, theksoi se problemi kryesor qe haste vendi yne ne kete proces ishte ai i te mos qeverisurit mire. Deputeti socialist ne fjalen e tij theksoi se nje qeverisje e mire nuk ishte kryer as nga socialistet dhe as tashme nga demokratet, duke e pare kete si problemin kryesore te Shqiperise ne marredheniet me BE-ne.

Sabri Godo

Kryeri i Nderit te Partise Republikane, Sabri Godo, shtroji si ceshtje kryesore te vonesave ne procesin e integrimit, faktin se ne Shqiperi e drejta e pronarit legjitim ende nuk kishte gjetur drejtesi. Sipas republikanit Godo, nese nje vend ka probleme me ceshtjet e pronesise, atehere ai nuk mund te jete asnjehere nje vend i Bashkimit Evropian, sepse nuk ploteson nje standard baze.

Arben Malaj

Deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj, shtroi shume probleme qe kishin te benin me ngadalesine ne te cilen kishte ecur procesi i integrimit ne vend. Por theksin ne fjalen e tij, Malaj e vuri ne mungesen e shtetit ligjor dhe ne mungesen e institucioneve qe mund te konsideroheshin te pavarura. Sipas Malajt, politika ka ende nje ndikim te madh ne disa institucione, te cilat duhet te kishin pavaresi te plote.


Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika